Emisioni Post-Big Brother VIP është shoqëruar me debate të ashpra mes ish-banorëve të reality show-t, ku në qendër të përplasjes kanë qenë Selin Bollati dhe Miri.
Diskutimi ka nisur me akuza të ndërsjella për mungesë urimi pas finales dhe për mënyrën se si është zhvilluar loja brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
Selin ka pretenduar se Miri nuk e ka uruar për fitoren, ndërsa ai ka deklaruar se e ka uruar, por sipas tij nuk ka marrë asnjë reagim në këmbim. Përplasja ka vijuar më tej me kujtime nga momentet e fundit brenda shtëpisë, duke përfshirë edhe skenat në krevat që, sipas Mirit, kanë qenë pjesë kyçe e dinamikës së lojës së tyre.
“Unë kam parë shumë situata që nuk janë transmetuar. Ka pasur veprime që nuk janë publikuar,” është shprehur Miri, duke lënë të kuptohet se disa momente kanë mbetur jashtë ekranit.
Nga ana tjetër, Selin ka kundërshtuar këto deklarata, duke i cilësuar si të pavërteta dhe duke theksuar se çdo veprim i saj ka qenë i vetëdijshëm dhe i pavarur.
Debatit i janë bashkuar edhe ish-banorë të tjerë, përfshirë Mateo dhe Arbër Hajdari, të cilët kanë komentuar kontradiktat në deklaratat e pjesëmarrësve dhe mënyrën se si po interpretohet loja pas përfundimit të spektaklit.
Përplasja në studio ka rikthyer në vëmendje debatet e forta që kanë shoqëruar edicionin, duke nxjerrë sërish në pah ndarjet mes ish-konkurrentëve për mënyrën e zhvillimit dhe vlerësimit të lojës në shtëpi.
Pjesë nga debati:
Miri: Për të treguar që kushdo që të fitonte nga ne këtë Big Brother, e ka nisur në këtë krevat, nga ne të dy.
Arbër Hajdari: Do kthehet në tempull
Mateo: Ta kishe marrë në shtëpi
Miri: Unë kam parë shumë filmime, situata që në Prime nuk dilnin. Kanë qenë veprime të Selin që nuk janë dhënë. I ka nxjerrë publiku.
Selin: Pse s’i bëre ‘save’ t’i shihnim edhe ne? Më vjen mirë që m’i risjell.
Miri: Unë dua të sqaroj diçka. Dola nga skena, ti shijove fitoren. Hyra në skenë, të thashë urime. Pse nuk e meritoja të më jepje dorën tani?
Selin: Erdhe në skenë për çekun.
Miri: Të thashë urime, nuk më ke parë në sy të më thoje as faleminderit. Ato veprime tendencioze i ke bërë edhe ti. Pse ta mbaja unë mbi shpinë gjithë kohës në BB?
Selin: O Miri, a je mirë? Nëse thua pse, duhet të presësh edhe një përgjigje. Pse ti, Miri, edhe një herë, kur doje të dilje krenar për lojën tënde, vajte u shtrive në krevat? I bie që loja jote ka qenë vetëm krevati.
Miri: Ka qenë loja jote, jo e imja. Pse ke ndenjur në krevat? Të ka ardhur Greta, letra e babait. Mos ke qenë e udhëzuar?
Selin: Kam qenë nga vetja ime. Dilja në pasqyrë.
Arbër Hajdari: Je kontradiktor. Kur thua që të dy do e kishim merituar finalen, po thua që ajo e ka merituar. Këto pyetje që bën ti, ajo i ka bërë që përpara. Ka nga ata që nuk kanë dalë akoma nga BB, sepse mendojnë që u është bërë padrejtësi që nuk kanë fituar. Kur thua që nuk kanë dalë shumë gjëra, po thua që ka një produksion që e ka bërë qëllimisht?
Miri: Nuk e thashë që produksioni ka luajtur këtë situatë për të mbrojtur Selin.
Mateo: Po sa herë nuk kanë dalë kërcënimet e tua, çfarë i bie?