Tr*gjedi, zjarr në një magazinë fishekzjarresh: 13 viktima dhe dhjetëra të ρIagosur (Video)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në jug të Indisë, ku një zjarr në një magazinë fishekzjarresh ka shkaktuar vd ekjen e të paktën 13 personave dhe pl agosjen e rreth 40 të tjerëve.

Sipas mediave ndërkombëtare, incidenti ka ndodhur në rrethin Trisur në shtetin Kerala, gjatë përgatitjeve për një festival hindu, një periudhë ku përdorimi i fishekzjarreve është i gjerë dhe tradicional.

Autoritetet lokale bëjnë me dije se disa nga të pl agosurit ndodhen në gjendje kritike, çka ngre shqetësimin se bilanci i viktimave mund të rritet në orët në vijim.

Ngjarja ka shkaktuar reagimin edhe të autoriteteve më të larta të vendit, përfshirë kryeministrin e Indisë Narendra Modi, i cili ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave.

Fishekzjarret mbeten gjerësisht të përdorura në Indi gjatë festivaleve dhe ceremonive, por incidenti rikthen në vëmendje problematikën e fabrikave dhe magazinave që, në shumë raste, operojnë pa standarde të plota sigurie, duke shkaktuar shpërthime të përsëritura dhe me pasoja fatale.