‘Post Bigbrother’, Mateo: Selin nuk e meritonte fitoren!

Në emisionin Post-Big Brother VIP është zhvilluar një debat i fortë mes ish-banorëve, ku në qendër të diskutimit ishte merita për fitoren në reality show.

I pyetur nga moderatori Ledion Liço, ish-banori Mateo u shpreh se Selin Bollati nuk e meritonte fitoren, duke e lidhur lojën e saj kryesisht me dinamika personale brenda shtëpisë.

Mateo u shpreh: “Për mendimin tim nuk e ka merituar, se e vetmja lojë e Selin ka qenë loja e krevatit me Mirin”.

“Për mendimin tim nuk e ka merituar, sepse loja e saj ka qenë e lidhur me situata personale dhe debate me banorët e tjerë,” u shpreh Mateo.

Deklarata e tij ka sjellë reagim të menjëhershëm nga Selin, e cila i kujtoi një qëndrim të mëparshëm të tij gjatë qëndrimit në shtëpi, ku sipas saj ai ishte shprehur ndryshe për finalen.

“Brenda në shtëpi ke thënë se, nëse nuk e fiton ti, do të doje ta fitoja unë,” tha Selin, duke shprehur zhgënjimin për ndryshimin e qëndrimit.

Në debat u përfshinë edhe ish-banorë të tjerë, mes tyre Monika, Brikena, Rogerti dhe Edisa, të cilët diskutuan për mënyrën e lojës dhe meritat e finalistëve.

Diskutimi u përqendrua tek strategjitë e lojës, përplasjet mes banorëve dhe ndikimi i marrëdhënieve personale në dinamikën e garës, duke e kthyer panelin në një debat të ndezur mes ish-konkurrentëve.

Mateo: Për mendimin tim nuk e ka merituar, se e vetmja lojë e Selin ka qenë loja e krevatit me Mirin, edhe më pas debate me Rogertin, edhe Selin viktimizohej, edhe kjo ka qenë loja e saj, edhe më pas që bënte muhabet me Rogertin.

Selin: Më vjen keq që e dëgjoj nga Mateo këtë, se brenda në shtëpi ka thënë që, nëse nuk e fitoj unë, ta fitojë Selin.

Monika: Cila ishte loja jote, Mateo?

Mateo: Unë kam pasur debate me shumë nga të gjithë banorët, kam pasur debate e sulme nga të gjithë, çfarë quan ti lojë, Monika?

Monika: Loja jote ka qenë në kurriz të Brikenës dhe, me hyrjen tënde, Brikena ka humbur rrjedhën e lojës së saj, ka filluar të kërkonte dilemat e veta, edhe ti dole nën ujë me shpatullat e Brikenës.

Brikena: Unë mendoj se, nga fundi, unë jam fokusuar te raporti i Mateos, edhe unë kam pasur qejf që të fitojë Mateo, por edhe Selin e ka merituar për sulmet edhe ofendimet që ka bërë.

Monika: Mos thua që Selin Bollati nuk ka bërë lojë në këtë Big Brother.

Mateo: Unë nuk thashë që s’ka bërë lojë.

Selin: Unë nuk jam bërë pishman për asgjë, e vërteta është që unë jam shumë krenare për qasjen që kam bërë në atë shtëpi edhe për argumentet që unë kam bërë.

Rogerti: Ke thënë që do doja të fshija krevatin.

Edisa: Po, patjetër që po, unë e kam thënë që në podin e finales do ishte Miri, Selin, edhe unë kam thënë, për shijet e mia, doja ta fitonte Miri.

Rogerti: Ti çfarë nuk ke thënë për të.

Edisa: O Rogert, ka bërë lojë.

Selin: Njeri i paedukuar ke qenë.

Rogerti: Thuaja, moj, që e ka merituar Miri.

Edisa: Kanë qenë të dy të rëndësishëm në këtë BB.