“Shqipëria do të futet sërish në diktaturë”, Dashamir Shehi jep lajmin e rëndë: Demokracia do bjerë…

Debati për ndryshimin e sistemit zgjedhor në Shqipëri ka hyrë në një fazë të re, pas diskutimeve mes partive politike për kalimin drejt një sistemi proporcional kombëtar me lista të hapura.

Një ditë pasi kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se opozita po punon për një qëndrim të unifikuar mbi reformën zgjedhore, përfshirë ndryshime në Kushtetutë, reagimet politike kanë vijuar të shtohen.

Në këtë debat është përfshirë edhe kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, i cili ka paralajmëruar për rreziqe të mundshme ndaj demokracisë në vend.

Shehi u shpreh se çdo financim apo reformë që synon zgjerimin e demokracisë dhe lirive qytetare është një investim që i kthehet shoqërisë shqiptare, duke theksuar se Shqipëria mbetet ende një demokraci e re me vetëm 35 vite tranzicion.

“Në konceptin tim për lirinë dhe demokracinë, çdo financim që bëhet për të zgjeruar demokracinë dhe lirinë e qytetarëve është një financim që i kthehet mbrapsht shoqërisë shqiptare. Jemi demokraci e re, 35 vjet kemi ne. Unë jam që ditën e parë. Ne me kohën e diktaturës, me kohën e keqe na ndan një gjeneratë. Nga ana e mentalitetit dhe përqasjes ndaj gjërave të reja, jemi shumë më afër me kohën e vjetër. Një brez na ndan neve.”, tha Shehi.

Ai shtoi se shoqëria shqiptare ende ka mbetur e ndikuar nga mendësitë e së kaluarës dhe se ndryshimi institucional kërkon kohë dhe investim të vazhdueshëm.

“Mos ta quajnë njerëzit demokracinë një gjë të mirëqenë që na e ka dhënë zoti dhe kjo s’kthehet më mbrapsht. Nuk është granit demokracia. Është një gjë e butë akoma, amorfe, e përkulshme përpara presionit ekomonik, autoritarizmit, autokracisë, rrethanave të gjeopolitikës ndërkombëtare.”, theksoi ai.

Sipas Shehit, prioritet duhet të jetë forcimi i institucioneve të pavarura dhe një sistem zgjedhor që nuk ndikohet nga faktorë të jashtëm apo presione politike.

“Ne duhet të investojmë që institucionet t’i bëjmë të pavarura, sistemi zgjedhor mos të përkulet, mos të afektohet nga këto fenomene.”, tha Shehi nga studioja e emisionit “Off the Record” nga Andrea Danglli

Related Posts

Doli nga burgu! Klevio thyen rrjetin në Tik TOK! Nuk njihet më, bën njoftimin e bujshëm, ja çfarë do ndodhë me të

Pas një periudhe të gjatë mungese, Clevio Serbiano është rikthyer duke habitur të gjithë me ndryshimin e tij drastik. Ai shfaqet me një mentalitet krejt ndryshe nga…

Transporti publik ti kalojë shtetit! Vjen propozimi nga këshilltari i PS-së

Këshilltari i PS në Bashkinë e Tiranës Alfred Muharremi ka propozuar sot që transporti publik t’i kalojë si shërbim shtetit, duke theksuar se është e patolerueshme që…

Tre shenja të zodiakut që hyjnë në një fazë bollëku

Disa shenja të zodiakut duket se po kalojnë në një fazë të dominuar nga mundësitë, progresi dhe një ndjenjë më e fortë evolucioni. Këtë herë, treguesit tregojnë…

‘Do të të zhduk…’! Ilir Vrenozi zbulon përplasjen me Mirin pas finales: Më tha fjalë të rënda

Ilir Vrenozi ka folur sot në “Breaking”, ku ka treguar një konflikt që ka patur me ish-finalistin e “Big Brother Vip”, Mirin. Vrenozi shpjegoi se përplasja mes…

I fundit! Shpërthen Iυfta në Hormuz

Në një sulm iranian pranë Ngushticës së Hormuzit, një anije tregtare u dëmtua, pasi iu afrua një anije Iuftarake më e vogël e lidhur me Trupat e…

Zbardhet vr*sja e 30-vjeçarit, 7 persona të përfshirë në konfIikt, tre në pranga

Policia ka zbardhur rrethanat e ngjarjes që tronditi mbrëmjen e të martës Memaliajn, ku dyshohet se Donald Nela qëlloi për vdekje me armë zjarri 30-vjeçarin Endri Goxha….