Është zbardhur urdhri i plotë dhe lista e pasurive me vlerë që dyshohet se arrin në rreth 40 milionë euro që iu sekuestuan grupit të AKSH-it, Ergys Agasit, Mirlinda Karçanajt dhe Ermal Beqirit, nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Vendimi përfshin një listë të gjerë pasurish të dyshuara si të përfituara në mënyrë të paligjshme. Sipas SPAK, në emër të Mirlinda Karçanajt kanë rezultuar disa apartamente në Tiranë, te rruga “Dervish Hima” dhe ajo e “Kavajës”, prona në Qerret, ullishte në Sauk, automjet “Volkswagen Tiguan”, si dhe një sërë llogarish bankare në BKT dhe OTP Bank.
Në emër të Ergys Agasit janë konstatuar sipërfaqe të mëdha toke dhe vila në zonën e Petrelës, Lundrës dhe Durrësit, apartamente në kryeqytet, automjet “Land Rover Defender 2023”, si dhe disa llogari bankare dhe pasuri të lidhura me biznese.
Në emër të Ermal Beqirit SPAK ka konstatuar dhjetëra prona në Tiranë, Vlorë, Kavajë dhe zona elitare si “Rolling Hills” dhe “Green Coast”, mjete luksoze përfshirë “Mercedes-Benz Maybach”, “BMW”, “Toyota Tundra”, si dhe një jaht luksoz tip “Skyfall”.
Gjithashtu, janë vendosur sekuestro mbi disa shoqëri tregtare si “Soft & Solution”, “Horizon”, “EA Solution”, dhe të tjera, së bashku me llogaritë e tyre bankare, me vlera që arrijnë qindra miliona lekë.
URDHRI DHE LISTA E PLOTË E PASURIVE TË SEKUESTRUARA
URDHËR
Për ekzekutimin e vendimit penal nr.289 datë 20.04.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”
Ne, Altin Dumani dhe Bledar Maksuti, prokuror në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi u njoha me vendimin nr.289 datë 20.04.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,
KONSTATOVA
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal nr 20/1 të viti 2025 dhe po kryen hetime paraprake në kuadër të këtij procedimi për veprën penale “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale” të parashikuara nga nenet 110, 170/b e 28/4, 258, 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, me vendimin nr.289 datë 20.04.2026 ka vendosur:
1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
2. Vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e paluajtshme dhe luajtshme, si më poshtë vijon:
Në ngarkim të personit nën hetim Mirlinda Karçanaj:
Pasuria nr. 6/16+1-32, e llojit apartament, ndodhur në zona kadastrale 8160, regjistruar vol 38, fq.37, me adresë rruga “Dervish Hima”, Kati 8, Ap. 32, Tiranë; ZK: 8380,
Pasuria: 6/10+5-45, Indeksi i hartës: TR-O-11, Volumi: 5, Faqe: 47, konkretisht pasuria e ndodhur në rrugën e “Kavajës”, me sip. 73.5 m2. Tiranë;
Pasuria e paluajtshme me numrin 102/6+2-1 ndodhur në ZK 3101, në Qerret Kavajë;
Pasuria me nr. 125/211 e llojit Ullishte e ndodhur në ZK 3266 regjistruar në Vol 24, Fq 229 me sip 1 500 m2, Sauk Tiranë;
Autoveturë Volkswagen, modeli Tiguan viti 2016, me targa AA527PF;
Llogari bankare në BKT me numër 501575338CLIDCLALLE0 në monedhën ALL;
Llogari bankare në OTP Bank me numër 00001128897, (nëse disponohen fonde);
Llogari bankare në OTP Bank me numër 00001128908 (nëse disponohen fonde);
Llogari bankare në OTP Bank me numër 00001083910 (nëse disponohen fonde);
Llogari bankare në OTP Bank me numër 00001029304 (nëse disponohen fonde);
Llogari bankare në OTP Bank me numër 00000998306 (nëse disponohen fonde);
Llogari bankare në OTP Bank me numër 00000998307 (nëse disponohen fonde);
Llogari bankare në OTP Bank me numër 00000949024 (nëse disponohen fonde);
Llogari bankare në OTP Bank me numër 00000949136 (nëse disponohen fonde).
Në ngarkim të personit nën hetim Ergys Agasi:
Pasuria me nr.72/1 ndodhur në zonën kadastrale 3091, e llojit Pyll me sipërfaqe 26690.9m², nga kjo ndërtesë me sipërfaqe 346.2 m², ndodhur në Qeha Shytaj, Petrelë, Tiranë, vol.6 fq.18;
Pasuria me nr.745/2 ndodhur në zonën kadastrale 3091, e llojit Pyll me sipërfaqe 5288.1m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 182.2 m², ndodhur në Qeha, Petrelë, Tiranë, vol.6 fq.21;
Pasuria me nr.745/4 ndodhur në zonën kadastrale 3091, e llojit Pyll me sipërfaqe 5288.1m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 182.2 m², ndodhur në Qeha, Petrelë, Tiranë, vol.6 fq.21;
Pasuria me nr.745/6 ndodhur në zonën kadastrale 3091, e llojit Pyll me sipërfaqe 8956m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 568 m², ndodhur në Qeha, Petrelë, Tiranë, vol.6 fq.44;
Pasuria me nr. 744/6/1 ndodhur në zonën kadastrale 3091, e llojit Pyll, me sipërfaqe 8260.2 m2 dhe ndërtim 2 kat me sipërfaqe 490.2 m2. Qeha Shytaj, Petrelë, Tiranë;
Pasuria me nr.744/6/3 ndodhur në zonën kadastrale 3091, e llojit Pyll me sipërfaqe 911.3 m², nga kjo ndërtesë sipërfaqe 350.8 m², ndodhur në Qeha Shytaj, Petrelë, Tiranë, vol.6 fq.20;
Pasuria me nr.744/6/2 ndodhur në zonën kadastrale 3091, e llojit Pyll me sipërfaqe 9316.1m², nga kjo ndërtesë 2 kat me sipërfaqe 192.8 m², ndodhur në Qeha shytaj, Petrelë, Tiranë, vol.6 fq.41;
Pasuria me nr.558/143, ndodhur në zonën kadastrale 2529, e llojit Truall me sipërfaqe 406.34 m², nga kjo ndërtesë me sipërfaqe 104.97 m² kati 1, kati 0 dhe me sipërfaqe 94.6 m², kati nënçati me sipërfaqe 44.3 m² she sipërfaqe verande 42.82 m², ndodhur në Lundër, Njësia Administrative Farkë, Tiranë, vol.10 fq.194;
Pasuria me nr.73, ndodhur në zonën kadastrale 3091, e llojit Arë me sipërfaqe 10 300 m², ndodhur në Njësinë Administrative Farkë, Tiranë, vol.2 fq.128;
Pasuria me nr.47/215, e llojit truall, ndodhur në zonën kadastrale 8518, me sipërfaqe 400m², me adresë Durrës, Lagjia “Plazh 13”;
Pasuria me nr. 47/215/ND, e llojit ndërtesë, ndodhur në ZK 8518 me sip totale 165 m2, me adresë Durrës, Lagjia “Plazh 13”;
Pasuria me nr. 229/45 ndodhur në ZK 8513 regjistruar në Vol 68 Faqe 199 ndodhur në objektin 10 kat Lagjia 5, Durrës në kryqëzimin e rrugës “Mujo Ulqinaku” me “Andon Naçi” dhe “Hajdar Dushi”, i llojit apartament me nr. 136;
Pasuria me nr. 2/365-G190, e llojit garazh, ndodhur në zonën kadastrale 8160, me sipërfaqe 12.5m², Tiranë, kompleksi “Down Town One”;
Pasuria me nr. 2/365+1-50, e llojit apartament, ndodhur në zonën kadastrale 8160, me sipërfaqe 123.97m², Tiranë, kompleksi “Down Town One”;
Pasuria me nr. 2/380+1-13, e llojit apartament, ndodhur në zonën kadastrale 8270, me sipërfaqe 129m², vol.20 fq.239, Rr. “Muhamet Gjollesha”, Tiranë;
Pasuria me nr.2/262+2-2, e llojit apartament, ndodhur në zonën kadastrale 8270, me sipërfaqe 105m², vol.44 fq.124, Rr. “Muhamet Gjollesha”, Tiranë;
Pasuria me nr. 2/262+1-G13, e llojit garazh, ndodhur në zonën kadastrale 8270, me sipërfaqe 24.5m², Rr. “Muhamet Gjollesha”, Tiranë;
Pasuria me nr. 2/262+1-G14, e llojit garazh, ndodhur në zonën kadastrale 8270, me sipërfaqe 24.5m², Rr. “Muhamet Gjollesha”, Tiranë;
Pasuria me nr. 6/755, e llojit Truall, ndodhur në zonën kadastrale 8160, me sipërfaqe 120.8m², vol.50 fq.102, Rr. “Muhamet Gjollesha”, Tiranë;
Pasuria me nr. 6/756, e llojit Truall, ndodhur në zonën kadastrale 8160, me sipërfaqe 689.2m², vol.50 fq.103, “Muhamet Gjollesha”, Tiranë;
Pasuria me nr.1/356+1-5, e llojit apartament, ndodhur në zonën kadastrale 8270, me sipërfaqe 107.6m², vol.72 fq.212, “Muhamet Gjollesha”, Tiranë;
Pasuria me nr.1/357-G3/2, e llojit garazh, ndodhur në zonën kadastrale 8270, me sipërfaqe 12.4m², Rr. “Muhamet Gjollesha”, Tiranë;
Pasuria me nr.1/357-G3/3, e llojit garazh, ndodhur në zonën kadastrale 8270, me sipërfaqe 12.4m², Rr. “Muhamet Gjollesha”, Tiranë;
Pasuria me nr.1/357-G3/6, e llojit garazh, ndodhur në zonën kadastrale 8270, me sipërfaqe 12.4m², Rr. “Muhamet Gjollesha”, Tiranë;
Pasuria me nr.590/1/62+3-7, e llojit apartament, ndodhur në zonën kadastrale 2529, me sipërfaqe 68.24m², ndodhur në Lundër, Njësia Administrative Farkë, Tiranë, vol.14 fq.109, “Joy Residences”;
Pasuria me nr.590/1/62+3-G8, e llojit garazh, ndodhur në zonën kadastrale 2529, me sipërfaqe 14.44m², ndodhur në Lundër, Njësia Administrative Farkë, Tiranë, vol.14 fq.131, “Joy Residences”;
Pasuria me nr.68/112/5, ndodhur në zonën kadastrale 1739, e llojit Truall me sipërfaqe 244.3 m², nga kjo ndërtesë me sipërfaqe 67.4 m² kati përdhe dhe 72.2 m² kati i parë, ndodhur në Gjilek, Vlorë, (Palasë, kompleksi Green Coast) vol.3 fq.177;
Automjet i markës “Land Rover” Defender me targa GG444AA vit prodhimi 2023; Subjekti EA Solution me Nipt M31516009A me adresë Rr. “Ismail Qemali” pallati Hersi, kat 2;
Llogari bankare OTP me numër AL14902122170211030142032043 monendhën ALL;
Llogari bankare në Credins Bank me numër 00002252718 në monedhën EUR;
Llogari bankare në Credins Bank me numër 00002252733 në monedhën EUR;
Llogari bankare në Credins Bank me numër 00001874596 në monedhën EUR;
Llogari bankare në Credins Bank me numër 00001856799 në monedhën ALL;
Llogari bankare në BKT me numër 402001574CLIDCLALLA5 në monedhën
EUR;
Llogaria bankare në Credins Bank me nr. 00001856790 në monedhën ALL.
Në ngarkim të personit nën hetim Ermal Beqiri:
Truall me numër pasurie 68/149/24 ZK 1739 me sip 386.7 m2, sip ndërtese 88.3 m2, me adresë Rr. Gjilekë Vlorë, )Vila 33, (Palasë, kompleksi Green Coast);
Truall me numër pasurie 3/465 ndodhur në ZK 8150 regjistruar në Vol 54 Fq 75 me sip 236.64 m2, “Hoxha Tasim”, Tiranë;
Ndërtesë në rrugën “Hoxha Tasim”, me sip. 68 m2, me nr.pasurie 5/304, zona kadastrale 8150, vol.18, fq.187;
Ndërtesë në rrugën “Hoxha Tasim”, Tiranë me sip. 128 m2, me nr.pasurie 5/305, zona kadastrale 8150, vol.18, fq.188; truall, me sip.totale 1500m2, me nr.pasurie 5/3, zona kadastrale 8150, vol. 18, fq 181, “Hoxha Tasim”, Tiranë;
Truall me sip. 967 m2, dhe ndërtesë me sip.212 m2, me nr.pasurie 38/36, zona kadastrale 2735, vol. 8, fq. 197, Tiranë, kompleksi “Rolling Hills”;
Apartament i ndodhur në Golem, Kavajë, zona kadastrale 1791, me nr.pasurie 137/162+2-12, vol.33, fq. 155, me sip. 60m2 dhe 10m2 sip. e përbashkët;
Mjet lundrues Yacht tip “Skyfall” Sunsëker Predator 50 B.N 7672150, HIN: GBXSK 07351C021, me gjatësi 14.48m/1, me dy motor Volvo Penta V.P 2020;
Soft & Solution shpk me NIPT L11328009F me adresë “Tirane Rruga: “Tefta Tashko”, Pazari i Ri, Nr. 185, Njesia Administrative Nr. 2;
Të gjitha llogaritë bankare në emër të subjektit “Soft & Solution” shpk në bankat e nivelit të dytë Intesa Sanpaolo Bank, Credins Bank, Tirana Bank, Banka Kombëtare Tregtare, Raiffeisen Bank në të gjitha monedhat;
Subjektin “Horizon” shpk me NIPТ К52225004V me adresë Rr. “Beqir Luga” Nd. 8/1, H.7, Apartamenti nr. 2;
Njësia me sipërfaqe 930 m2, e ndodhur në Tiranë, rruga “Çerçiz Topulli”, me nr.pasurie 5/900/ND-N25, zona kadastrale 8360, vol.44, fq. 172;
Njësia me sipërfaqe 24 m2, e shkëputur nga “njësia”, me sip.totale 204 m2, e ndodhur në Tiranë, rruga “Çerçiz Topulli”, me nr.pasurie 5/900/ND-N22, zona kadastrale 8360, vol.44, fq.165. (vlera totale 250.000.000 ALL);
Automjeti: PEUGEOT 307, me Targa: AA 490 CG;
Motomjeti: HONDA SH 300, me Targa: AT 002 ZD;
Automjeti: MERCEDES BENZ S500 4MATIC, me Targa: AA 600 ZE;
Automjeti: VOLKSËAGEN GOLF, me Targa: AB 471 JJ;
Automjeti: MERCEDES BENZ GLS 600 Maybach, me Targa: SS 555 EB;
Automjeti: BYD (Elektrike), me Targa: AB 703 SM;
Automjeti: TOYOTA TUNDRA, me Targa: AB 555 SO;
Motomjeti: BMW R 1300 GS Adventure, me Targa: CM 182 ЁВ;
Të gjitha llogaritë bankare në emër të shtetasit Ermal Beqiri në bankat e nivelit të dytë ABI Bank, Credins Bank, Tirana Bank, Banka Kombëtare Tregtare, Raiffeisen Bank.
Në ngarkim të personit nën hetim Gëzim Hoxha: Në subjektin “First” sh.p.k me NIPTТ K82020002A sekuestrimi i vlerës/shumës prej 123 629 664 ALL në llogaritë bankare apo asete të kësaj kompanie.
Në ngarkim të personit nën hetim Andis Papa: Në subjektin “Fastech” sh.p.k me NIPT J81609010U sekuestrimi i vlerës/shumës prej 410 595 663 ALL në llogaritë bankare apo asete të kësaj kompanie.
Në subjektin “Fast & Fresh”, me NIPT: L715200290 sekuestrimi i vlerës/shumës prej 94 423 883 ALL në llogaritë bankare apo asete të kësaj kompanie. Në ngarkim të personit nën hetim Elision Jorgjis:
Në subjektin “Albascan”, me NIPT: L71416010E sekuestrimi i vlerës/shumës prej 100 840 264 ALL në llogaritë bankare apo asete të kësaj kompanie.
3. Me ekzekutimin e këtij vendimi, ngarkohen hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, hetuesit e Seksionit Financiar në Prokurorinë e Posaçme, të mbështetur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si dhe Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara.
4. Kundër vendimit mund të bëhet ankim brenda 10 (dhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat që për prokurorët fillon nga dita e dhënies e vendimit, ndërsa për të interesuarit nga dita që kanë marrë dijeni për sekuestron e vënë.
Sa më sipër, bazuar në nenet 463, 466 të K.Pr.Penale,
URDHËROJ
Ekzekutimin e vendimit penal Nr. 289 datë 20.04.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në lidhje me vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e paluajtshme dhe luajtshme të përshkruara në pjesën arsyetuese dhe në dispozitivin e vendimit.
Për ekzekutimin e këtij urdhëri ngarkohen hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, hetuesit e Seksionit Financiar në Prokurorinë e Posaçme, të mbështetur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si dhe Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara.
Të njoftohet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ekzekutimin e këtij vendimi.
Ky urdhër përpilohet në 14 (katërmbëdhjetë) kopje, të cilat sëbashku me kopje të njëhsuar të vendimit penal i vihen në dispozicion bankave të nivelit të dytë (Banka Tirana; Banka Raiffeisen; ABI Bank; Intesa Sanpaolo Bank; BKT; Credins Bank; OTP Bank), Drejtorive Vendore të ASHK Tiranë, Vlorë, Durrës-Kavajë-Krujë, një kopje i vihet në dispozicion QKB-së, DPSHTRR-së, Drejtorisë së Përgjitshme Detare si dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
PROKURORËT
Bledar MAKSUTI
Altin DUMANI