Pavarësisht dyshimeve të shumta, pyetjeve pikante në “Post BBVA” dhe skepticizmit të një pjese të publikut, Brikena dhe Mateo duket se janë më të bashkuar se kurrë.
Pas mbylljes së siparit të edicionit të pestë, dyshja ka zgjedhur të flasë me zë të lartë përmes rrjeteve sociale, duke treguar se rrugëtimi i tyre vazhdon edhe jashtë mureve të shtëpisë.
Ka qenë Brikena ajo që ka ndarë një foto mjaft elegante në profilin e saj në Instagram, ku shfaqet krah Mateos, të dy të buzëqeshur dhe mjaft në harmoni me njëri-tjetrin.
Por, ajo që ka tërhequr vëmendjen e menjëhershme ka qenë përshkrimi i fotos, një mesazh i shkurtër por mjaft i fuqishëm:
“Në kundër botës 🤍” – shkruan ish-banorja, duke lënë të kuptohet se lidhja e tyre është gati të përballojë çdo sfidë apo kritikë që vjen nga jashtë.
