×
Sponsored Content
Please wait 1 second...
Tap Continue to proceed

EMRAT/ Nga Tirana në Kukës e Fier, rrokadë në Policinë e Shtetit! Hita ndryshon nëndrejtorët e drejtorive vendore

Me firmën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Skënder Hita, janë bërë lëvizje në disa prej drejtorive vendore në të gjithë vendin, duke prekur pozicione kyçe të strukturës drejtuese.

Gazetarja Xhensila Kodra, bëjnë me dije se Besmir Dervishi është larguar nga posti i zëvendësdrejtorit të Policisë së Tiranës dhe është emëruar shef i hetimit të krimeve në Kukës.

Në vend të tij është caktuar Oliger Torba, i cili më herët mbante detyrën e zv/drejtorit në Fier.

Në kuadër të këtyre lëvizjeve, është larguar edhe shefi i Komisariatit Nr. 2 në Tiranë, Ermal Kënaçi, i cili është transferuar në Kukës.

Gjithashtu Gent Ndoj, i cili ishte Drejtor për Hetimit e Krimit Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme është transferuar në Dibër.

Ndryshime janë regjistruar edhe në disa qarqe të tjera, përfshirë Shkodrën, Lezhën dhe Fierin, ku janë rikonfiguruar pozicionet e nëndrejtorëve të drejtorive vendore.

Më herët kryepolici Hita ka emëruar Alban Dautajn në krye të Drejtorisë së Operacionales, pas shkarkimi të Melsi Koçit.

Kujtojmë se më herët Dautaj mbante detyrën e drejtorit të Antiterrorit, post të cilin Hita ia ka emëruar Edmond Sulës.

Related Posts

Zhduket 90-vjeçari nga Lapraka, familja kërkon ndihmë për ta gjetur

Një i moshuar është raportuar i humbur në zonën e Laprakës në Tiranë, ndërsa familjarët bëjnë apel urgjent për ndihmën e qytetarëve për ta gjetur. Bëhet fjalë…

“Pupla dhe copa kockash brenda sallamit HAKO, ku është AKU-ja?!” (VIDEO)

Një denoncim shqetësues ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania në lidhje me cilësinë e produkteve ushqimore në vend, konkretisht për sallamrat e kompanisë HAKO. Një qytetare…

Kaos në Zodiak: 3 shenja që do pasurohen brenda natës dhe kush do tradhtohet keq!

Në astrologji, Afërdita sundon gjithçka, nga jeta jonë dashurore dhe sistemet personale të vlerave, deri tek ideja jonë për kënaqësinë, bukurinë dhe atë që e bën jetën…

I fundit! Netanyahu njofton se është diagnostikuar me kancer të prostatës

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi të premten se është diagnostikuar me kancer të prostatës. Netanyahu sqaroi se iu nënshtrua një trajtimi që e eliminoi problemin dhe nuk…

Nënë e bijë gjenden të vd*kura brenda banesës, trupat në fazë dekompozimi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një grua dhe vajza e saj kanë humbur jetën. Sipas mediave fqinje, trupat e dy grave u gjetën…

Sipas studimeve të fundit, shtatzënia në këtë moshë sjellë fëmijët më të zgjuar

Një studim i publikuar më herët dhe që po rikthehet sërish në vëmendje ka analizuar ndikimin e moshës së nënës në zhvillimin e fëmijës. Hulumtimi ka përfshirë…