Zbardhet vr*sja e 30-vjeçarit, 7 persona të përfshirë në konfIikt, tre në pranga

Policia ka zbardhur rrethanat e ngjarjes që tronditi mbrëmjen e të martës Memaliajn, ku dyshohet se Donald Nela qëlloi për vdekje me armë zjarri 30-vjeçarin Endri Goxha.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se mbrëmë ka patur një konflikt fizik të çastit, në të cilin janë përfshirë 7 persona, ndërsa tre persona kanë përfunduar në pranga.

Gjatë konfliktit, dyshohet se shtetasi Endri Goxha ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Darjo Nela (i arrestuar tashmë), i cili mbeti i plagosur dhe vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Më pas, dy vëllezërit e Darjo Nelës, dy shtetasit e shpallur në kërkim, Daniel Nela 29 vjeç dhe M. Nela, 28 vjeç, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Endri Goxha, i cili humbi jetën gjatë transportimit në spital.

Të dy vëllezërit janë larguar menjëherë me automjet nga vendi i ngjarjes, ndërsa vijon puna intensive për kapjen e tyre.

Njoftimi i policisë

Zbardhen rrethanat e ngjarjes, ndodhur mbrëmjen e datës 21.04.2026, në Memaliaj, ku u v ra me armë zjarri shtetasi E. G. dhe mbeti i plagosur shtetasi D. N. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, nën drejtimin e Prokurorisë Gjirokastër, vijuan hetimet e thelluara me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndodhur mbrëmë, në Memaliaj.

Si rezultat i hetimeve, u vunë në pranga shtetasit:

D. N., 25 vjeç dhe A. K., 47 vjeç, të dy banues në Memaliaj, për veprat penale “Vr asja me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

E. M., 41 vjeç, banues në Memaliaj, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit D. N., 29 vjeç dhe vëllai i tij, shtetasi M. N., 28 vjeç, të dy për veprat penale “Vr asja me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasin J. K., 44 vjeç, banues në Memaliaj, për veprën penale “Deklaratat e rreme përpara prokurorit”, si dhe për shtetasin G. Q., 49 vjeç, banues në Memaliaj, për veprën penale “Kanosja”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se mbrëmë ka patur një konflikt fizik të çastit, në të cilin janë përfshirë shtetasit D. N., M. N., D. N., A. K. dhe J. K., si dhe shtetasit G. Q. dhe E. G.

Gjatë konfliktit, dyshohet se shtetasi E. G. ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit D. N. (i arrestuar tashmë), i cili mbeti i plagosur dhe vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Më pas, 2 vëllezërit e shtetasit D. N. (2 shtetasit e shpallur në kërkim, D. N., 29 vjeç dhe M. N., 28 vjeç), dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit E. G. (i cili, si pasojë, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital).

Të dy këta shtetas janë larguar menjëherë me automjet nga vendi i ngjarjes, ndërsa vijon puna intensive për kapjen e tyre.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale: arma e zjarrit pistoletë (me fishek në fole, gati për qitje), me të cilën dyshohet se shtetasi E. G. (i cili më pas humbi jetën) plagosi shtetasin D. N., 1 krehër me fishekë, municion luftarak, 2 automjete, 2 motomjete, 4 celularë dhe sende të tjera nga vendngjarja, të cilat do t’i shërbejnë vijimit të hetimit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.

Related Posts

FOTO / Dua Lipa “vendos” ditën e dasmës? Zbulohen detajet për ceremoninë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa po përflitet se mund të kurorëzojë dashurinë e saj në Palermo, Itali, ndërsa mediat ndërkombëtare raportojnë për një dasmë të…

“Nëna hidhet nga pallati bashkë me fëmijët, avokatja zbulon detajet që tr*nditin gjithçka – çfarë ndodhi vërtet?”

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë ditën e sotme, ku një nënë 46?vjeçare ka humbur jetën bashkë me dy prej fëmijëve të saj, ndërsa i treti…

Doli nga burgu! Klevio thyen rrjetin në Tik TOK! Nuk njihet më, bën njoftimin e bujshëm, ja çfarë do ndodhë me të

Pas një periudhe të gjatë mungese, Clevio Serbiano është rikthyer duke habitur të gjithë me ndryshimin e tij drastik. Ai shfaqet me një mentalitet krejt ndryshe nga…

Transporti publik ti kalojë shtetit! Vjen propozimi nga këshilltari i PS-së

Këshilltari i PS në Bashkinë e Tiranës Alfred Muharremi ka propozuar sot që transporti publik t’i kalojë si shërbim shtetit, duke theksuar se është e patolerueshme që…

Tre shenja të zodiakut që hyjnë në një fazë bollëku

Disa shenja të zodiakut duket se po kalojnë në një fazë të dominuar nga mundësitë, progresi dhe një ndjenjë më e fortë evolucioni. Këtë herë, treguesit tregojnë…

‘Do të të zhduk…’! Ilir Vrenozi zbulon përplasjen me Mirin pas finales: Më tha fjalë të rënda

Ilir Vrenozi ka folur sot në “Breaking”, ku ka treguar një konflikt që ka patur me ish-finalistin e “Big Brother Vip”, Mirin. Vrenozi shpjegoi se përplasja mes…