U aludua se ishte martuar për letra, flet për herë të parë Miri, komenton edhe deklaratën e babait të Selin (Video)

Armir Shahini, finalisti i “Big Brother VIP 5” ka folur sot në një intervistë për “Shqipëria Live”, për shumë nga polemikat e rrugëtimit në atë shtëpi, por dhe jashtë.

I pyetur në lidhje me aludimet e nxitura nga publiku se martesa e tij ka qenë vetëm për të marrë nënshtetësinë gjermane, Miri i ka mohuar këto akuza.

“Nuk mund të përgjigjem për një pyetje që nuk ka përgjigje. Nuk jam martuar për letra sepse ne zyrtarisht jemi martuar shumë vonë, nuk jemi martuar qe ditën e parë që ishim bashkë. Nëse njerëzit martohen për letra, bëjnë gabimin më të madh te jetës së tyre, është gabim fatal”, tha Miri.

Gjithashtu Miri është pyetur dhe për deklaratën ku babi i Selin, ku është shprehur:

Unë do thoja këtë që Big Brother është një realitet real dhe surreal, sepse përballesh me emocione shumë të kundërta. Isha në një moment që kisha surprizën me vajzën dhe më pas pata një surprizë të hidhur me një perceptim, me një deklaratë të fortë të babait të Selin që për mua është një perceptim i gabuar, duke u ndikuar, mendoj shumë, nga komentet dhe gjykimet e banorëve që ishin pjesëtarë të shtëpisë dhe nga komentet jashtë asaj shtëpie. Deklarata e tij mund të ketë ardhur edhe në një moment për të mbrojtur fëmijën e tij, ndoshta edhe unë në vendin e tij do kisha bërë të njëjtën gjë, por nuk do isha nxitur të akuzoj një njeri që nuk ka fakte.

Nëse ti do gjykosh edhe akuzosh dikë, duhet të kesh fakte. Të gjykohesh nëpërmjet perceptimit për mua nuk është mirë, se krijohet një debat nga asgjëja. Unë jam shumë pro situatave kur aty vërtetohen gjërat. Unë deklaratën time e kam dhënë dhe s’dua t’i kthehem më asaj gjëje. Nëse unë do ndryshoja qëndrim, i bie që unë po pranoja që ajo është perceptuar. Nëse ai e ka parë ashtu, duhet t’i thoshte vajzës së tij “largohu”. Pse duhet të largohesha unë? Ne ishim në lojë, ishim në Big Brother, tha Miri./Topchannel

Related Posts

Mateo Borri rrëfehet për herë të parë: Tani jam burrë i martuar!

Ish-finalisti Mateo Borri ka folur për herë të parë për eksperiencën e tij pas daljes nga Big Brother VIP 5. I ftuar ditën e sotme në ‘Ftesë…

Me cilët nga banorët nuk do të flasë pas përfundimit të BBV, ja si u përgjigj Miri?

Në emisionin “She’s On Air” në Top Albania Radio në këtë episod janë transmetuar intervistat ekskluzive nga finalistët, ish-banorët dhe opinionistët e këtij edicioni të “Big Brother…

Bënte dush pa hequr lentet e kontaktit, 20-vjeçarja humb plotësisht shikimin (VIDEO)

Një rast tronditës ka ndodhur në SHBA, ku një vajzë 20-vjeçare ka humbur plotësisht shikimin brenda pak ditësh për shkak të një zakoni që shumë njerëz e…

“Ne bëmë s*ks dhe 66-vjeçari po na shihte me video-call”, dëshmia e mikut të 19-vjeçares që vd*q në Greqi

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vd ekjen e 19-vjeçares Myrto në Kefaloni, ndërsa një nga personat kyç në këtë ngjarje ka dhënë versionin…

E frikshme: Gruaja sulmohet nga qindra bletë, shpëton pas mbi 200 pickimesh (VIDEO)

Një incident i rëndë është regjistruar në qytetin Culiacán në Meksikë, ku një grua 59-vjeçare është sulmuar nga një tufë e madhe bletësh afrikane. Pamjet tregojnë momentin…

Këto 3 shenja të zodiakut do kenë përfitime të mëdha

Disa shenja të zodiakut duket se po kalojnë në një fazë të dominuar nga mundësitë, progresi dhe një ndjenjë më e fortë evolucioni. Këtë herë, treguesit tregojnë…