Ilir Meta do të dalë nga burgu? Ja vendimi që ka marrë Gjykata e Lartë

Gjykata e Lartë ka vendosur të rikthejë për rishqyrtim në Apelin e GJKKO-së kërkesën e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, lidhur me ndryshimin e masës së sigurisë.

Ish-presidenti kishte kërkuar zëvendësimin e masës “arrest me burg” me një masë më të lehtë, por kjo kërkesë ishte rrëzuar më herët nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Me vendimin e fundit, Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit, duke urdhëruar që çështja të shqyrtohet sërish nga i njëjti trup gjykues.

Ndërkohë, theksojmë se një tjetër vendim është marrë ndaj ccështjes së ish-presidentit Meta. Burime për mediat bëjnë me dije se togat e zeza kanë vendosur të rrëzojnë kërkesën e tij për prishjen e pezullimit të afateve të paraburgimit.

Kujtojmë që Gjykata e Posaçme vendosi në 18 Mars që të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të tij, ish bashkëshortes Monika Kryemadhi, nënës së kësaj të fundit Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku.

Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej tetorit 2024. Ish-presdenti po hetohet për 3 çështje aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI-së në SHBA dhe hetimin pasuror. Aktualisht SPAK ka mbyllur hetimet dhe dosja e tij është dërguar për gjykim.

Related Posts

Mateo zbulon çka i tha nëna për Brikenën

Ish-finalisti i edicionit të pestë të “Big Brother VIP”, Mateo Borri, ka folur për herë të parë gjerë e gjatë rreth jetës së tij pas daljes nga…

Pse na duket sikur biem nga lartësia kur flemë? Shpjegimi do t’ju habisë

Ju zgjoheni papritur në mes të natës, pothuajse duke u hedhur nga shtrati sepse ndiheshit sikur po binit në nga lartësia. Ju përjetoni një lëkundje, por nuk…

A duhet të flenë bashkë nëna dhe foshnja? Ekspertët japin përgjigjen që surprizon

Shumë prindër dhe veçanërisht nëna kanë frikë ta lënë fëmijën e tyre të flejë vetëm në një dhomë tjetër, ndaj e marrin me vete, qoftë në dhomë…

Pas 24 vitesh ndodh mrekullia! Vajza takon nënën e zhdukur (VIDEO)

Një moment emocional ndodhi përpara një gjykatë në Karolinën e Veriut, kur Michele Hundley Smith, e cila u raportua e zhdukur në vitin 2001, u ribashkua me…

“Jam burrë i martuar”/ Mateo flet për herë të parë për Brikenën: Po bëjmë plane

Ish-finalisti Mateo Borri ka folur për herë të parë për eksperiencën e tij pas daljes nga Big Brother VIP 5. I ftuar ditën e sotme në ‘Ftesë…

Mesazhi prekës i nënës së mësuesit nga Devolli: E gjetëm pas 7 orësh në rrugë, shkonte për dy nxënës se i donte shumë

Vdekja e papritur, dy ditë më parë, e mësuesit nga Devolli, Alban Bejleri, ka tronditur opinionin publik. 55-vjeçari përshkonte çdo ditë rreth 5 orë rrugë në këmbë…