Një mjeke është pushuar përgjithmonë nga puna pasi u shpall fajtore për hyrjen në një marrëdhënie të fshehtë se ksuale me një pacient që kishte probleme të shëndetit mendor.
Mjekja e përgjithshme, Maria Bastas, kreu marrëdhënie se ksuale me burrin në fjalë, në makinën e saj si dhe në vendin e punës, u tha në një seancë dëgjimore.
Në një gjykatë në Australi, Bastas u akuza për marrëdhënie të papërshtatshme, afatgjatë, personale dhe se ksuale” me burrin mes viteve 2015 dhe 2022.
“Daily Star” shkruan se kjo lidhje filloi pasi ata kishin shkëmbyer numrat e telefonit gjatë një konsultimi, përpara se të përshkallëzohej shpejt në takime private jashtë klinikës.
Sipas pacientit, ata kryenin marrëdhënie në makinën e mjekes rreth 2-3 herë në javë apo dhe në shtratin e dhomës së saj të konsultimit.
Por jo vetëm kaq, pasi Gjykata u informua se Bastas dyshohet se e ftoi pacientin në ‘shtëpinë e saj të madhe’ me një ‘palestër, një tavolinë të madhe bilardo dhe bar’ dhe ‘shatërvanë’.
Pacienti gjithashtu ka pretenduar se ata janë dehur një ditë me verë të kuqe dhe shton se mjekja i kishte treguar ‘garazhin e saj plot me këpucë, me rreth 300 palë’.
Burri në fjalë ka shtuar se Bastas i ka thënë se duhej të ishin të kujdesshëm pasi shtëpia e ish-bashkëshortit të saj ishte afër.
Por pacienti shton se në fillim të vitit 2018, mjekja ‘filloi të distancohej’. Kjo gjë e bëri atë që të binte në depresion, të fillonte duhanin dhe alkoolin.
Më vonë ai paraqiti një ankesë në Komisionin e Ankesave për Kujdesin Shëndetësor për shkak të marrëdhënies së papërshtatshme, gjë që çoi në Gjykatën Civile dhe Administrative të NSW.
Dr. Bastas mohoi që marrëdhënia ishte se ksuale, por pranoi se u bë “në mënyrë të papërshtatshme e ngushtë”.
Megjithatë, gjykata besoi rrëfimin e pacientit, duke cituar të dhënat telefonike, provat e dëshmitarëve dhe modelin e kontaktit gjatë disa viteve.