Nuk ndalet rënia e Euros, prek rekord të ri

Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut po thellon rënien gjatë kësaj jave dhe po thyen rekorde të reja historike. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye me 95.49 lekë, niveli më i ulët i të gjitha kohërave.

Kursi Euro-Lek ka rënë me 1.3% që nga fillimi i vitit dhe me 3.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Agjentët e tregut valutor shprehen se tremujori i dytë i vitit i ka theksuar më tej presionet nënçmuese mbi Euron, siç ishte edhe e pritshme, kryesisht për shkak të një efekti në rritje të turizmit.

Gjatë vitit 2026, forcimi i Lekut ka marrë një hov të ri, që u pa qartë qysh në tremujorin e parë të vitit. Një forcim i Lekut gjatë tremujorit të parë nuk kishte qenë, deri këtë vit, një dinamikë e zakonshme në të dhënat historike.

Por, me sa duket, oferta e lartë e valutës dhe kërkesa e dobët për të ka bërë që Euro të vijojë të humbasë terren. Banka e Shqipërisë po ndërhyn rregullisht duke blerë Euro në tregun valutor, por pa e ndalur dot plotësisht rënien graduale të kursit të monedhës europiane.

Sipas statistikave zyrtare, vitin e kaluar Banka Qendrore bleu 1 miliard e 27 milionë euro, për objektivit të rritjes së rezervës valutore, por në pjesën më të madhe në funksion të qëllimit për të frenuar forcimin e kursit të këmbimit të Lekut. Sasia e valutës së blerë është rritur me 10% krahasuar me një vit më parë. Vlera e përgjithshme e blerjeve përfshin ato të planifikuara, me qëllim rritjen e rezervës valutore, por edhe ato të lidhura me ndërhyrjet direkte në treg, me qëllim për të penguar rënien e mëtejshme të kursit të këmbimit.

Këtë vit, Banka e Shqipërisë parashikon të rrisë më tej blerjet e planifikuara të valutës në tregun e brendshëm. Ajo synon të blejë përmes ankandeve 330 – 450 milionë euro, me objektiv rritjen e rezervës valutore.

Blerjet e mëdha të valutës nga Banka e Shqipërisë e kanë rritur ofertën monetare të Lekut me ritmet më të larta historike në muajt e fundit të 2025 dhe në fillimin e vitit 2026. Pavarësisht kësaj, monedha vendase vazhdon të forcohet.

Related Posts

Mesazhi i fortë i babait të Selines për Mirin: “Edhe pak më…” – rrjeti shpërthen pas publikimit! (FOTO)

Publikimi i një mesazhi të fortë, që pretendohet se i është drejtuar Mirit nga babai i Selines, ka ndezur menjëherë reagime të shumta në rrjetet sociale dhe…

Mësoni si do jetë moti, ja sa do arrijnë temperaturat

Fundjava e fundit e muajit prill pritet të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm dhe kryesisht me diell në të gjithë territorin e Shqipërisë. Të shtunën moti do…

Avokati i Naim Murselit paralajmëron këtë gjë!

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin për rastin e vrasjes së Liridona Ademaj, duke dënuar me burgim të përjetshëm Naim Murseli dhe Granit Plava, ndërsa Kushtrim…

Rezultoi i “ZHDUKUR”, ja ku po “fshihet” Lefter Koka

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, të rikthehet në qeli. Kjo kërkesë e SPAK vjen pasi Koka u lirua nga burgu me…

Ndryshime në Kodin Rrugor: Strukturë për shoferët e rinj profesionistë, ndryshon testi teorik dhe praktik

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka miratuar udhëzimin e ri, i cili ndryshon rrënjësisht mënyrën se si shoferët profesionistë (kategoritë C dhe D) do të kualifikohen dhe…

Rriten pensionet? Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar indeksimin e pensioneve në vlerën 6.4 përqind. Vendimi aplikohet për llogaritjen e bazës së vlerësuar individuale vjetore, të arritur nëpërmjet kontributeve të paguara dhe…