×
Sponsored Content
Please wait 1 second...
Tap Continue to proceed

“Pupla dhe copa kockash brenda sallamit HAKO, ku është AKU-ja?!” (VIDEO)

Një denoncim shqetësues ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania në lidhje me cilësinë e produkteve ushqimore në vend, konkretisht për sallamrat e kompanisë HAKO.

Një qytetare ka dërguar një video, ku sipas saj shihen qartësisht përbërës të papërshtatshëm brenda produktit, si pupla dhe copa kockash, duke ngritur dyshime serioze mbi standardet e sigurisë ushqimore.

“Shikoni çfarë gjendet brenda sallameve të kompanisë HAKO. Ku është Autoriteti Kombëtar i Ushqimit? Po na helmojnë dhe po na shpifin lloj-lloj sëmundjesh me sallame të cilësisë më të dobët, gjith pupla e copa kockore brenda”, shprehet qytetarja në mesazhin e saj.

Nga pamjet e dërguara, duket një produkt sallami i hapur, ku vërehen elementë të dyshimtë në përbërje, megjithatë autenticiteti dhe përbërja reale e produktit mbeten për t’u verifikuar nga institucionet përkatëse.

Deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar nga kompania në fjalë, ndërsa pritet që autoritetet përgjegjëse të kryejnë verifikimet përkatëse për të sqaruar situatën.

JOQ Albania i bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të reagojnë sa më parë për të garantuar sigurinë ushqimore të qytetarëve.

Related Posts

Marrëdhënia me Adionin, vëllai i Fabjolës kundër: Erdha të të marr, mami dhe babi s’janë mirë

Kisha menduar të vija më vonë, ashtu siç e kishim lënë bashkë, të të bëja një surprizë ashtu siç e meritoje përpara se të hyje këtu. Ashtu…

Mateo dhe Brikena i japin fund marrëdhënies? Zbulohet e vërteta që fshihej pas tyre!

Pavarësisht dyshimeve të shumta, pyetjeve pikante në “Post BBVA” dhe skepticizmit të një pjese të publikut, Brikena dhe Mateo duket se janë më të bashkuar se kurrë….

Kjo do t’i zhdukë minjtë dhe buburrecat brenda të njëjtës ditë!

Shumë njerëz e mendojnë orizin thjesht si një ushqim bazë në kuzhinë, por prej kohësh ai është përdorur edhe si një mënyrë natyrale për të luftuar dëmtuesit…

Zhduket 90-vjeçari nga Lapraka, familja kërkon ndihmë për ta gjetur

Një i moshuar është raportuar i humbur në zonën e Laprakës në Tiranë, ndërsa familjarët bëjnë apel urgjent për ndihmën e qytetarëve për ta gjetur. Bëhet fjalë…

Kaos në Zodiak: 3 shenja që do pasurohen brenda natës dhe kush do tradhtohet keq!

Në astrologji, Afërdita sundon gjithçka, nga jeta jonë dashurore dhe sistemet personale të vlerave, deri tek ideja jonë për kënaqësinë, bukurinë dhe atë që e bën jetën…

I fundit! Netanyahu njofton se është diagnostikuar me kancer të prostatës

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi të premten se është diagnostikuar me kancer të prostatës. Netanyahu sqaroi se iu nënshtrua një trajtimi që e eliminoi problemin dhe nuk…