Aksidenti tr*gjik në Lezhë, këta janë mjeku dr. Anton Keçi dhe vajza e tij studente, Bora Keçi

Në foto janë Dr. Anton Keçi, 52 vjeç, Shef i Shëndetësisë në IEVP Lezhë, si dhe vajza e tij 20-vjeçare, Bora Keçi studente në vitin e dytë në Fakultetin e Mjekësisë.

Sipas informacionit paraprak të policisë, dyshohet se automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, çka ka sjellë përmbysjen e tij dhe pasojat fatale.

Kanë qenë familjarët ata që, të shqetësuar për mungesën e kontaktit me familjarët, kanë nisur kërkimet për të afërmit e tyre.

Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, ndërsa nuk përjashtohet humbja e kontrollit mbi mjetin si një nga pistat kryesore.

Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar përmes një njoftimi, duke shprehur dhimbjen për humbjen e një prej punonjësve të saj.

Në reagim thuhet se Dr. Keçi kishte shërbyer për rreth 6 vite në sistemin penitenciar me përkushtim dhe profesionalizëm, duke lënë pas vlerësim të lartë nga kolegët dhe drejtuesit.

Njoftimi i plotë i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve

Me dhimbje të thellë njoftojmë se më datë 25.04.2026, në orët e mbrëmjes, në aksin rrugor Lezhë–Gjader, në vendin e quajtur Gocaj, si pasojë e një aksidenti tr agjik ku automjeti ka dalë nga rruga, kanë humbur jetën Dr. Anton Keçi, 52 vjeç, Shef i Shëndetësisë në IEVP Lezhë, si dhe vajza e tij 20-vjeçare, studente në vitin e dytë në Fakultetin e Mjekësisë.

Dr. Keçi shërbeu me përkushtim për rreth 6 vite në sistemin penitenciar, duke lënë pas vlerësim profesional dhe njerëzor tek kolegët dhe të gjithë ata që e njohën.

Në këto momente të rënda, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe të afërmit. Jemi pranë bashkëshortes dhe djalit të tij, duke ndarë dhimbjen e madhe për këtë humbje të parakohshme dhe të pazëvendësueshme.

U prehshin në paqe.

Related Posts

Fundi i muajit me kthesa të fuqishme/ 4 shenjat e horoskopit që do të shohin jetën e tyre të ndryshojë

Energjitë e transformimit forcohen, ciklet e vjetra mbyllen dhe hapen rrugë të reja, duke krijuar një situatë ideale për ndryshime që mund të ndodhin shpejt ose në…

Dhimbja e unazave mund të jetë një shenjë paralajmëruese – Ja çfarë mund t’ju tregojë trupi juaj

Nëse tërhiqesh nga Unaza 1, një unazë elegante me kryqëzim dhe një smerald të vogël me diamante delikate, kjo tregon një natyrë të qetë dhe të ekuilibruar….

Dalin detajet tr*nditese per babe e bije qe humben jeten ne aksident tr*gjik! Askush nuk i ndihmoi se…

Një aksident tr agjik ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën dytësore Lezhë-Kakarriq, ku një automjet doli nga rruga dhe u përmbys. Si pasojë e aksidentit humbën jetën…

Erion Braçe “shúpIakë” Ramës: “Nuk kam folur me të, ja e vërteta e kandidimit tim!”

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, është shprehur se nuk ka folur me kryeministrin Edi Rama për të kandiduar për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Përmes një…

At*ntati ne darken e Trump, dalin detjet tr*nditese mbi autorin dhe motivet! Nje agjent sekret…

Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump u larguan me urgjencë nga darka e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë pasi një person i…

Horoskopi ditor për nesër, e diel 26 prill 2026

Dashi Qetesia do mbizoteroje gjate gjithe kesaj dite ne jeten tuaj ne cift sot. Do flisni per ato qe keni kaluar dhe do buzeqeshni kur te jeni…