Erion Braçe “shúpIakë” Ramës: “Nuk kam folur me të, ja e vërteta e kandidimit tim!”

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, është shprehur se nuk ka folur me kryeministrin Edi Rama për të kandiduar për kryetar të Bashkisë së Tiranës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe tha se PS duhet të zgjedhë me votën e anëtarësisë përfaqësuesit e saj.

Sipas Braçes, parimi i votës në PS prej vitesh ka humbur dhe është zëvendësuar me njoftime në mur, të bëra sipas tij nga njerëz të pavotuar dhe të pavotueshëm.

Postimi i Braçes:
Tirana e te gjitheve

pergjigje te gjitha aludimeve te dy javeve;

1. nuk kam folur me Edi Ramen per kandidimin tim

2. nuk me ka nxjerre Edi Rama te kandidoj

3. interesi im parimet, ceshtjet e lidhura me to, sherbimi ndaj qytetit, jo sulmi ndaj kujtdo

po e perseris: une nuk luaj, nuk tallem me kerkend,

as me qytetin e as popullin e tij!

1. Jooo, nuk kam folur me Edi Ramen per kandidimin tim; Nuk eshte mungese respekti; perkundrazi eshte respekt ndaj asaj qe eshte-kryetari i PS, i pari i barabarte mes te barabarteve ne nje parti qe duhet te zgjedhe me vote te anetareve, simpatizanteve, te majteve ne teresi, njerezit qe ata duan qe ti perfaqesojne dhe rrugen qe duhet te ndjekin. Jane parime te Gushtit 2005 qe ben ndryshimin dhe une i qendroj, vecanerisht kur u be kohe qe gara, merita, vota, jane zevendesuar me njoftime ne mur, te kryera, e qe kane bere njerez te pa votuar e te pa votueshem, drejtues ne nivele te ndryshme.

2. JOOO, NUK ME KA NXJERRE EDI RAMA TE KANDIDOJ, NISUR NGA NEVOJA TE TIJ, TE PS NE KETE MOMENT, TE MIAT SI NDER APO QOKE, NEVOJA PER TE LARGUAR NE KETE MENYRE OGERTA MANASTIRLIUN NGA KJO TE THEMI GARE; kush me njeh e di fare mire qe nese do te ishin keto arsyet, une i pari do te refuzoja, sic e kam bere shpesh ne kohe te ndryshme. Dua tu kujtoj se mendimin per te kandiduar e kam shprehur qarte ne mbledhjen e Asamblese se PS te njesise 5; pra ne strukturat e PS-jo jashte saj, ka qene nje mendim i pjekur dhe nje pergjigje per mijera njerez te ketij qyteti qe kam takuar ne lagjet e rruget e tij, pergjigje edhe ndaj mijera socialisteve te ketij qyteti me te cilet e kam diskutuar kete. Per te qartesuar, kam kerkuar nje proces te gjere, perfshires, demokratik e jo favor-qoke kariere!

3. JOOO, NUK ESHTE SULM E NUK KAM NDERMEND TE SULMOJ EDI RAMEN PER KETE; Ne kaq vite ne politike e sherbim publik, NUK MERREM ME NJEREZIT, PERSONIN, INDIVIDIN, merrem me parimet, ceshtjet qe burojne e lidhen me menyren si parimet zbatohen dhe qe kane ndikim ne jetet e njerezve. Dua ta them, i jam pergjigjur nevojave te ketij qyteti prej nje viti, ne menyre sporadike edhe me heret. Tani eshte me rende: ky qytet as po veteqeveriset dhe as po qeveriset prej nje viti. Eshte ne renie te lire ne cdo aspekt, vecanerisht ligji e rregulli, SHERBIMET per popullin e tij. Ky eshte shqetesimi im, ate dua te perball; reformimi i plote i proceseve dhe rikthimi i nje sherbimi me te mire per ta bere qytet te te gjitheve, jo thjesht te atyre qe vetem perfitojne. Pra qellimi im eshte ti kthej qytetit punen qe ne krye te tij, jo sulmin-sulmet ndaj gjithkujt; SIC PO E BEJ CDO DITE NE
NJESINE 5 DEPUTETIN QE NUK E KISHTE PREJ 4 VITESH, ASHTU DO TE BEJ KRYEPUNETORIN PER QYTETIN E POPULLIN E TIJ!

Related Posts

Fundi i muajit me kthesa të fuqishme/ 4 shenjat e horoskopit që do të shohin jetën e tyre të ndryshojë

Energjitë e transformimit forcohen, ciklet e vjetra mbyllen dhe hapen rrugë të reja, duke krijuar një situatë ideale për ndryshime që mund të ndodhin shpejt ose në…

Dhimbja e unazave mund të jetë një shenjë paralajmëruese – Ja çfarë mund t’ju tregojë trupi juaj

Nëse tërhiqesh nga Unaza 1, një unazë elegante me kryqëzim dhe një smerald të vogël me diamante delikate, kjo tregon një natyrë të qetë dhe të ekuilibruar….

Dalin detajet tr*nditese per babe e bije qe humben jeten ne aksident tr*gjik! Askush nuk i ndihmoi se…

Një aksident tr agjik ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën dytësore Lezhë-Kakarriq, ku një automjet doli nga rruga dhe u përmbys. Si pasojë e aksidentit humbën jetën…

At*ntati ne darken e Trump, dalin detjet tr*nditese mbi autorin dhe motivet! Nje agjent sekret…

Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump u larguan me urgjencë nga darka e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë pasi një person i…

Aksidenti tr*gjik në Lezhë, këta janë mjeku dr. Anton Keçi dhe vajza e tij studente, Bora Keçi

Në foto janë Dr. Anton Keçi, 52 vjeç, Shef i Shëndetësisë në IEVP Lezhë, si dhe vajza e tij 20-vjeçare, Bora Keçi studente në vitin e dytë…

Horoskopi ditor për nesër, e diel 26 prill 2026

Dashi Qetesia do mbizoteroje gjate gjithe kesaj dite ne jeten tuaj ne cift sot. Do flisni per ato qe keni kaluar dhe do buzeqeshni kur te jeni…