Modelja e njohur shqiptare, Endi Demneri, po përjeton një nga periudhat më të bukura të jetës, pasi është në pritje të fëmijës së saj të parë.
Prej kohësh kishin qarkulluar thashetheme dhe aludime të shumta rreth jetës së saj private, por tashmë misteri ka marrë fund!
Sipas burimeve ekskluzive për Iconstyle, modelja ka organizuar së fundmi një festë private “gender reveal” në qytetin bregdetar të Sarandës, e rrethuar nga njerëzit e saj më të afërt.
Gjatë këtij organizimi intim, është zbuluar jo vetëm gjinia e fëmijës, por është rikonfirmuar edhe identiteti i partnerit të saj: babai i bebit është Krenar Çoçaj.
Burimet pranë çiftit bëjnë me dije se ata janë në pritje të një djali.
Zërat për një romancë mes Endit dhe Krenarit nisën të qarkullonin që verën e kaluar. Shkëndijat e para u kapën nga mediat kur u publikuan pamje ekskluzive të dyshes duke shijuar pushimet në Ibiza.
Afrimiteti i tyre i dukshëm ngriti menjëherë dyshimet për një histori dashurie, e cila tashmë duket se ka kaluar në një tjetër nivel.
Deri në këto momente, as Endi dhe as Krenari nuk kanë bërë asnjë reagim apo konfirmim publik në rrjetet sociale, duke zgjedhur që këtë kapitull të ri e mjaft të rëndësishëm ta shijojnë në privatësi të plotë.
Mbetet për t’u parë nëse në ditët në vijim modelja do të vendosë të ndajë me ndjekësit ndonjë moment nga pritja e saj e ëmbël, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE