Zbardhen të tjera detaje nga të shtënat me armë zjarri të ndodhura mesditën e sotme në Balldren të Lezhës. Raportohet se dy persona kanë humbur jetën, një burrë dhe një grua, pasi automjeti i tyre tip “Audi” është qëlluar me breshëri.
Sipas informacioneve paraprake, viktimë ka mbetur drejtuesi i mjetit, Kreshnik Mujeci, si dhe bashkëshortja e tij, e cila ndodhej në automjet në momentin e sulmit.
Ndërkohë, bëhet me dije se trupat e viktimave vijojnë të ndodhen brenda automjetit.
Ngjarja dyshohet të ketë qenë e mirëorganizuar, megjithatë autoritetet nuk kanë dhënë ende një version zyrtar mbi motivet apo rrethanat e sulmit. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.