Çfarë po ndodh vërtet mes Mirit dhe gruas së tij? Fotoja e fundit flet vetë…

Zhurma dhe aludimet e rrjetit për një krisje në martesën e Armir Shahinit, pas daljes së tij nga shtëpia e “BBVA 5”? Epo, duket se paskan qenë thjesht… zhurmë!

Miri i West Side Family dhe bashkëshortja e tij, Rabea, zgjodhën një mënyrë mjaft të qetë dhe të ëmbël për të treguar se si qëndron e vërteta. Rabea ka udhëtuar drejt Shqipërisë këtë fundjavë për të qëndruar pranë artistit, duke dëshmuar se marrëdhënia e tyre mbetet e qëndrueshme pavarësisht dinamikave që krijohen në televizion.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka ndarë një selfie krah Mirit, ku të dy shfaqen të qeshur dhe mjaft të relaksuar. “Ju përshëndesim” – ka shkruar Rabea mbi foto, duke e shoqëruar me një emoji zemre. Por detaji që theu heshtjen në mënyrën më domethënëse ishte kënga e zgjedhur në prapavijë: hiti i njohur i West Side Family, “Në krahët e tua do jem”. Një tregues i thjeshtë, por i qartë, i harmonisë në çift.

Kjo fundjavë bashkë vjen pak ditë pasi Miri u detyrua të sqaronte “ftohtësinë” e perceptuar nga publiku gjatë dhe pas finales së spektaklit. Artisti e bëri të qartë se mungesa e bashkëshortes nuk kishte të bënte absolutisht me ndonjë hatërmbetje. Siç e tha vetë Miri fare troç: “Në Gjermani punohet!”. Rabea nuk mund t’i qëndronte në krah në çdo moment, thjesht sepse ka profesionin dhe angazhimet e saj të përditshme.

Tashmë që ajo gjeti kohën për të ardhur në Tiranë, dyshja duket se e ka lënë pas gjithë presionin e formatit. /Prive By Liberta Spahiu

Related Posts

Politikani më i bukur shqiptar! Ylli Paçuku përballet me Grida Dumëm pasi u bë viral: Ja arsyeja që më duan kaq shumë

Ylli Paçuku, një nga emrat më të komentuar të momentit, ishte i ftuari i radhës në podcastin e Grida Dumës, në një bisedë që lëvizi mes politikës,…

“Djalin e ndiqnin përditë për ta vr*rë”/ Prindërit e 30-vjeçarit Endri Goxhaj kërkojnë drejtësi

Familjarët e 30-vjeçarit Endri Goxhaj, i cili u ek zekutua me armë zjarri pak ditë më parë në Memaliaj, kanë reaguar mes dhimbjes së thellë, duke kërkuar…

JAM SHQIPTAR-E THASHË ME ZË TË LARTË:PËRLOT AKTORI SHQIPTAR QË U RRIT MES PARAGJYKIMEVE NË GREQI

Aktori me origjinë shqiptare që ka bërë karrierë të suksesshme në Greqi, Nikos Gelias, ka prekur publikun me një rrëfim të sinqertë dhe të dhimbshëm mbi racizmin…

“Më ndihmoni të jetoj për fëmijët e mi”

LINKU I GOFUND – KLIKO PER TE DHURUAR Një apel prekës për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku një familje shqiptare kërkon mbështetjen e…

Vëllezërit Veshaj nisin emisionin e ri jashtë Top Channel, e fillojnë me një “thumb” të hapur për Ledionin

Pas një rrugëtimi të gjatë dhe me shumë dinamika në ekranin e Top Channel, përfshirë edhe formatin e “Big Brother VIP”, Romeo dhe Donald Veshaj janë rikthyer…

Kriza financiare po “vjen” në derën e këtyre tre shenjave të horoskopit

Sipas parashikimeve astrologjike, viti 2026 nuk do t’u sjellë të gjithëve stabilitet financiar. Përkundrazi, disa shenja mund të përballen me probleme serioze kur bëhet fjalë për paratë….