Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në Mitrovicë, ku një foshnje ka rënë në Liqenin Akumulues, duke shkaktuar alarm tek banorët dhe autoritetet lokale. Falë reagimit të shpejtë të shërbimeve emergjente, foshnja është nxjerrë në kohë nga uji dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Lajmi u konfirmua nga komandanti i zjarrfikësve në Mitrovicë, Burim Ibishi, i cili bëri me dije se rasti është raportuar rreth orës 15:40. Sipas tij, ekipet e emergjencës ndërhynë menjëherë pas marrjes së njoftimit, duke bërë të mundur shpëtimin e foshnjës dhe transportimin e saj për ndihmë mjekësore.
Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat se si ka ndodhur incidenti, ndërsa autoritetet po punojnë për sqarimin e plotë të ngjarjes.