Skip to content

Prekëse: I riu endet në Kavajë, lutet për ndihmë që të kthehet në Pejë…

Një rast shqetësues është raportuar në redaksinë e JOQ Albania, ku një i ri nga Pejë është gjetur në Kavajë në kushte të vështira dhe duke kërkuar ndihmë për t’u kthyer në vendlindje.

Sipas informacioneve të mbërritura nga banorë të zonës, i riu ka treguar se është nga Kosova dhe dëshiron të kthehet në Pejë, por nuk ka mundësi financiare për ta bërë këtë. Ai është parë duke lëvizur i vetëm dhe duke kërkuar ndihmë tek qytetarët.

Burimet bëjnë me dije se i riu duket i çorientuar dhe dyshohet se mund të ketë probleme të shëndetit mendor, megjithatë këto mbeten të pakonfirmuara zyrtarisht.

Banorët që e kanë hasur kanë shprehur shqetësim për gjendjen e tij, duke kërkuar që rasti të bëhet publik me shpresën që familjarët ose autoritetet përkatëse të reagojnë sa më shpejt.

Nëse dikush ka informacion mbi identitetin e tij apo mund të ndihmojë në kthimin e tij pranë familjes, lutet të kontaktojë me Policinë e Kavajës.

Momentalisht, i riu ndodhet në ambientet e Komisariatit të Policisë në Kavajë.

Raste të tilla ngrenë edhe një herë nevojën për më shumë vëmendje dhe reagim ndaj personave që gjenden në situata të tilla të vështira.

Published inTë Fundit