Vetëm pak ditë pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania 5”, dy ish-banorët Mateo Borri dhe Brikena Selmani janë parë sërish së bashku jashtë kamerave, duke shtuar dyshimet se marrëdhënia e tyre po vazhdon edhe pas daljes nga shtëpia.
Në pamje të shpërndara në rrjetet sociale, dyshja shfaqet në makinë, të qeshur dhe në një atmosferë të relaksuar, çka ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe ka rikthyer diskutimet për raportin e tyre.
Mateo dhe Brikena u afruan gjatë qëndrimit në format dhe duket se po vijojnë kontaktin edhe në jetën reale, pavarësisht spekulimeve të mëparshme mbi natyrën e marrëdhënies së tyre.
Sezoni i BBV5 u mbyll me Selin Bollatin si fituese, ndërsa në vend të dytë u rendit Armir Shahini.