LINKU I GOFUNDME – KLIKO PER TE DHURUAR
Një apel prekës për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga familja Zogaj nga Malisheva, të cilët kërkojnë mbështetjen e shqiptarëve për të shpëtuar jetën e familjarit të tyre, Lulzim Zogaj.
41-vjeçari po përballet me një betejë të vështirë me ka ncerin në fyt dhe aktualisht ndodhet i shtruar në një spital në Turqi, ku pritet t’i nënshtrohet një operacioni jetik. Por kostoja e ndërhyrjes, që arrin në 29,300 euro, është e papërballueshme për familjen, e cila jeton vetëm me ndihma sociale.
Në një video të dërguar në redaksi, vajza e tij e mitur bën një thirrje prekëse:
“Përshëndetje, unë jam vajza e Lulzimit. Babai im ka ka ncer në fyt dhe ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të na ndihmojnë.”
Ndërsa vëllai i Lulzimit shton: “Kërkojmë ndihmë për vëllain tim Lulin, është 41 vjeçar, është me asistencë sociale dhe ka nevojë për një operacion në Turqi.”
Familja ka hapur një faqe në platformën GoFundMe, ku kushdo që ka mundësi mund të kontribuojë për trajtimin e tij. Të dhënat për ndihmë:
Emri: Lulzim Zogaj
IBAN: XK05 1402 0002 3508 952
Banka: Banka Ekonomike
SWIFT: EKOMXKPRXXX
Numër kontakti: +383 49 287 534
Familja apelon për solidaritet, duke theksuar se çdo ndihmë, sado e vogël, është një hap më pranë shpresës për shërimin e Lulzimit.