Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa më shtrenjtë do të shiten nga sot
Bordi i Transparencës ka miratuar çmimet e reja të karburanteve në mbledhjen e zhvilluar më 30 prill 2026, duke përcaktuar tavanet e shitjes me pakicë për naftën dhe benzinën në vend.
Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i gazoilit të standardit SSH EN 590 do të jetë 208 lekë për litër nga 203 që ishte. Ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i benzinës do të jetë jo 185 lekë për litër nga 180 deri tani.
Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi sot, më 30 prill, në orën 13:00 dhe do të mbeten në fuqi deri në vendimin e ardhshëm të Bordit, ku do të reflektohen ndryshimet e radhës në treg.
Autoritetet u kanë bërë thirrje operatorëve të tregtimit të karburanteve të zbatojnë këtë vendim, duke paralajmëruar masa ndëshkuese në rast shkeljesh, deri në pezullim të aktivitetit.
Sipas sqarimit zyrtar, çmimet aktuale janë nën kufijtë e përcaktuar nga akti normativ për akcizën, çka do të thotë se niveli i saj do të zbatohet i plotë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.