Skip to content

Pozuan para k*nabisit me vlerë 1 milion paund, çfarë vendosi gjykata për tre shqiptarë

Tre shtetas shqiptarë janë dënuar me një total prej 8 vitesh e 6 muaj burgim në Mbretërinë e Bashkuar, pasi u shpallën fajtorë për përfshirje në një aktivitet të gjerë të kultivimit të k*nabisit.

Të dënuarit janë Indrid Hysenbelli, 26 vjeç, Xhoi Kasaj, 30 vjeç dhe Romeo Toska, 26 vjeç, të cilët u arrestuan gjatë një operacioni policor në veriperëndim të Anglisë në qershor të vitit të kaluar.

Sipas autoriteteve britanike, gjatë kontrollit në një njësi industriale në Oldham, në adresën “Bilsley Street”, u zbuluan 889 bimë k*nabisi, me një vlerë të përllogaritur rreth 986,800 paund.

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu materiale fotografike ku të pandeh*urit shfaqeshin pranë sasisë së lëndës n*rkotike të sekuestruar.

Gjykata e Kurorës në Minshull Street i shpalli fajtorë për prodhimin e drogës së klasit B dhe caktoi dënime individuale: Hysembelli me 3 vite e 7 muaj burg, Toska me 2 vite e 8 muaj dhe Kasaj me 2 vite e 3 muaj.

Autoritetet britanike vijojnë goditjet ndaj rrjeteve kriminale të përfshira në kultivimin dhe shpërndarjen e kanabisit në ambiente të mbyllura industriale.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Published inTë Fundit