‘Berishë frikacaku!’ I refuzuan kandidimin, reagon Alesia Balliu: Nuk do e gëzosh atë parti!

Tiranë, 30 prill 2026 – Alesia Balliu ka reaguar publikisht pasi, sipas saj, i është refuzuar kërkesa për të kandiduar për kryetare të Partisë Demokratike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balliu shprehet se kandidatura e saj nuk po merret në shqyrtim nga strukturat e partisë, duke e cilësuar këtë si mungesë transparence dhe gare të ndershme.

Ajo ka drejtuar akuza të drejtpërdrejta ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke pretenduar se ai po i shmanget garës dhe përballjes politike.

Në reagimin e saj, Balliu thekson se ka dorëzuar një kërkesë zyrtare për të hyrë në garë, por sipas saj, askush nuk ka marrë përgjegjësinë për ta pranuar atë.

Deklarata përfshin edhe tone të ashpra politike, ku ajo shpreh bindjen se Partia Demokratike, sipas saj, do t’u rikthehet demokratëve.

Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Partia Demokratike lidhur me pretendimet e bëra nga Balliu. Postimi i plotë:

Berishë Frikacaku!

Berishë burrat në veri nuk i shmangen garës dhe nuk i druhen përballjes përkundrazi, e kërkojnë atë.

Por sot, ajo që po ndodh brenda Partisë Demokratike është zhgënjyese.

Kam dorëzuar një kërkesë zyrtare për të hyrë në garën për kreun e PD-së, dhe askush nuk po e merr përsipër ta pranojë.

Ky nuk është thjesht një refuzim është një tregues i qartë i mungesës së transparencës dhe garës së ndershme.

Berishë gjithmonë ka një moshë të koritesh, por ti zgjodhe moshën më të keqe.

PD do ju kthehet demokratëve mos e harro kurrë, nuk do e gëzosh atë parti Sali Berisha.

Related Posts

Qeveria dhe bosët e naftës ndryshojnë sërish çmimin e naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa më shtrenjtë do të shiten nga sot Bordi i Transparencës ka miratuar çmimet e reja të…

Pozuan para k*nabisit me vlerë 1 milion paund, çfarë vendosi gjykata për tre shqiptarë

Tre shtetas shqiptarë janë dënuar me një total prej 8 vitesh e 6 muaj burgim në Mbretërinë e Bashkuar, pasi u shpallën fajtorë për përfshirje në një…

‘Do më çm’endësh pak, të kam në dorë’, drejtorja ekzekutive shqiptare në JP Morgan përballet me akuza të rënda në SHBA, padi për sjellje të papërshtatshme ndaj një punonjësi

Drejtuesja shqiptare në JP Morgan përballet me akuza të rënda në SHBA, padi për sjellje të papërshtatshme ndaj një punonjësi Drejtoresha ekzekutive në institucionin financiar JP Morgan…

Horoskopi ditor, e shtunë 30 maj 2026

Dashi Historitë e lindura në pranverë, duket se nuk janë jetëgjata, ndaj merrini si të vijnë. Ndërsa në punë do të keni mundësi të mira, të cilat…

“Babai im po Iufton me k*ncerin në fyt, ju lutem më ndihmoni ta shpëtojmë”

LINKU I GOFUNDME – KLIKO PER TE DHURUAR Një apel prekës për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga familja Zogaj nga Malisheva, të cilët…

Avioni me 48 pasagjerë përpIaset me një dron

Një incident i pazakontë është regjistruar në SHBA, ku një avion i United Airlines është përplasur në ajër me një objekt që dyshohet të ketë qenë dron….