5-vjeçarja νarroset për së gjaIIi në një νarr çimentoje nga nëna dhe njerku

Një ngjarje e rëndë ka tr*nditur opinionin publik në Brazil, ku një 5-vjeçare, Maria Clara Aguirre Lisboa, është gjetur e pajetë e v*rrosur në një gropë të mbuluar me çimento në oborrin e banesës ku jetonte me nënën dhe njerkun e saj.

Autoritetet braziliane kanë arrestuar nënën e vajzës, Luisa Aguirre Barbosa da Silva, si dhe njerkun, Rodrigo Ribeiro Machado. Sipas hetimeve paraprake, të dy dyshohen se kanë pranuar përfshirjen në krim, ndërsa çështja po hetohet si një rast i rëndë i vr*sjes dhe fshehjes së trupit.

Ekspertiza mjeko-ligjore ka zbuluar se shkaku i vdekjes dyshohet të jetë asfiksia mekanike gjatë momentit të varrosjes, çka ngre dyshime të forta se fëmija mund të ketë qenë ende gjallë në atë çast. Po ashtu, janë konstatuar dëmtime në kokë, të cilat dyshohet se janë shkaktuar para vdekjes.

Trupi i vajzës u zbulua në mes të tetorit 2025, në gjendje të avancuar dekompozimi, ndërsa autoritetet besojnë se ajo kishte humbur jetën rreth tre javë më parë.

Rasti u bë publik pasi gjyshi i fëmijës raportoi zhdukjen e saj, ndërsa më herët shërbimet sociale kishin marrë sinjale për probleme në familje, përfshirë edhe denoncime për sjellje kërcënuese nga njerku. Gjatë hetimeve është zbuluar gjithashtu një mesazh audio, ku i dyshuari i drejtohej babait biologjik të vajzës duke pretenduar se ajo kishte vdekur dhe duke i kërkuar të ndërpriste kontaktet.

Të dy të arrestuarit përballen me akuza për vrasje të rëndë dhe fshehje të trupit të pajetë, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes. Gjykata ka caktuar një seancë të re për muajin maj, ku pritet të vijojë procesi gjyqësor për këtë rast që ka shkaktuar reagim të gjerë.

Related Posts

Mjaftojnë vetëm 5 minuta shi që Fieri të marrë pamjen e “Venecias”

Reshje të shkurtra shiu, kanë mjaftuar për të krijuar probleme serioze përmbytjesh në disa zona të Fier. Sipas denoncimeve të qytetarëve, rrugë të tëra janë mbuluar nga…

NGA VENDI/ Avionë luftarak shqetësojnë qytetarët

Një situatë e pazakontë ka shqetësuar ditën e sotme qytetarët e Lushnjë, të cilët kanë kontaktuar redaksinë tonë duke raportuar për praninë e disa avionëve ushtarakë që…

U shërua nga sëmundja e rëndë, Saimir Vishaj divorcohet nga bashkëshortja: Iku me vrap, më braktisi, tani kam ngelur duke

Saimir Vishaj ka bërë një postim emocionues në rrjetet sociale ku tregon se sot është “De Juro” i divorcuar nga bashkëshortja. Avokati i njohur që arriti të…

Qeveria dhe bosët e naftës ndryshojnë sërish çmimin e naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa më shtrenjtë do të shiten nga sot Bordi i Transparencës ka miratuar çmimet e reja të…

Pozuan para k*nabisit me vlerë 1 milion paund, çfarë vendosi gjykata për tre shqiptarë

Tre shtetas shqiptarë janë dënuar me një total prej 8 vitesh e 6 muaj burgim në Mbretërinë e Bashkuar, pasi u shpallën fajtorë për përfshirje në një…

‘Berishë frikacaku!’ I refuzuan kandidimin, reagon Alesia Balliu: Nuk do e gëzosh atë parti!

Tiranë, 30 prill 2026 – Alesia Balliu ka reaguar publikisht pasi, sipas saj, i është refuzuar kërkesa për të kandiduar për kryetare të Partisë Demokratike. Përmes një postimi…