Në Greqi, autoritetet policore kanë arrestuar katër persona të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në tra fikun e lëndëve nar kotike, mes tyre edhe një shtetas shqiptar 30-vjeçar me precedentë të rëndë penalë.
Sipas mediave greke, i arrestuari kishte qenë më herët i akuzuar në lidhje me çështjen e vr asjes së policit Giorgos Lyggeridis, ngjarje e ndodhur më 7 dhjetor 2023 në zonën e Rentisit. Ai dyshohet gjithashtu për përfshirje në aktivitete k iminale të përsëritura, përfshirë trafik dr oge, vjedhje dhe shkelje të ligjit për armët.
Hetimet e policisë greke zbuluan një rrjet shpërndarjeje kanabisi dhe ko kaine të përpunuar në zonën e Agia Varvara dhe në rajone të tjera të Atikës Perëndimore. Droga dyshohet se shpërndahej përmes një apartamenti të përdorur si pikë shpërndarjeje.
Operacioni çoi në arrestimin e dy personave në Korydallos, të cilët u kapën me sasi kanabisi të papërpunuar dhe të përpunuar. Më pas, policia ndaloi edhe drejtuesin dhe zëvendësdrejtuesin e grupit kriminal në apartamentin e Agia Varvarës.
Sipas autoriteteve, grupi kishte një histori të gjatë kriminale, ku përfshihen akuza për trafik ndërkombëtar droge, grabitje dhe përdorim të armëve. Hetimet vijojnë për të zbuluar lidhjet e plota të rrjetit dhe rolin e secilit prej të arrestuarve në aktivitetin kriminal.