‘Shiti veten kur bëri burg, a mund të marrin pjesë kandidatët e Ramës?’, Berisha nuk i ndahet Salianjit ndërsa shkon i vetëm në zgjedhjet e PD

Debat i fortë në PD, Berisha shpërthen ndaj kundërshtarëve: “Nuk mund të kandidojnë ata që kanë punuar kundër nesh”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish mbi garën brenda Partisë Demokratike, duke thënë sot në bashkëbisedim online me lexuesit se procesi për zgjedhjen e kryetarit është, sipas tij, ndër më demokratikët.

Berisha u shpreh se PD është një nga të paktat parti ku drejtuesi zgjidhet drejtpërdrejt nga anëtarësia, duke e cilësuar këtë si formën më të lartë të demokracisë brenda një force politike.

Ai hodhi poshtë pretendimet për mungesë gare, duke sqaruar se çdo anëtar që plotëson kriteret ka të drejtë të kandidojë, por vendosi një vijë të qartë për ata që, sipas tij, kanë vepruar kundër partisë.

“Është jashtë çdo logjike që në garën e PD-së të marrin pjesë kandidatë të Edi Rama apo persona që gjatë fushatës kanë punuar hapur kundër nesh ose kanë kaluar në parti të tjera”, u shpreh Berisha.

Ai theksoi se në çdo parti politike, individë të tillë përjashtohen nga garat për poste të larta, pasi konsiderohen se kanë dëmtuar interesat e forcës politike në momente të rëndësishme.

Në vijim, Berisha u ndal edhe te rastet konkrete të individëve që, sipas tij, janë larguar nga linja e partisë dhe janë përdorur për debate publike, duke akuzuar se këto janë pjesë e një strategjie për të krijuar konfuzion.

Deklaratat e tij vijnë në një moment kur gara brenda Partisë Demokratike është në fokus të debatit publik, ndërsa pritet të shihet në vijim se sa kandidatë do të përfshihen realisht në këtë proces.

Pjesa e plotë

Berisha: PD ka garën më të ndershme dhe formën më demokratike që mund të ekzistojë. Kandidatët e Ramës nuk mund të marrin pjesë

Pse nuk ka garë të ndershme në PD dhe ka vetëm një kandidat, ndërsa të tjerët janë tërhequr nga gara apo përjashtuar nga partia para garës

Sali Berisha: PD ka garën më të ndershme dhe formën më demokratike të garës që mund të ekzistojë.

Do më falësh. Kryetarët e partive në familjet tona simotra, vetëm një pjesë e vogël zgjidhen direkt nga anëtarësia, të tjerët i zgjedhin forumet e partisë. Por zgjedhja nga anëtarësia Lekë, padiskutim që është forma më eprore e demokracisë dhe më demokratike.

Tani të vijmë pak tek ajo që thoni ju.

Vetëm se kërkoj që të mos bini viktimë e propagandës të atyre që nga viti 2009 kanë zhdukur votën e lirë në parti dhe nuk kanë më votë të lirë. Kanë mobilizuar këto kohë, mafien më të rrezikshme se mafia e kokainës, kundër PD-së.

Pra edhe njëherë, PD është nga ato të pakta, jo të shumta, parti demokratike në Europë dhe në botë, që kryetarin e zgjedh direkt me votën e anëtarësisë. Ky është themeli.

Do vijmë tek gara. Të siguroj se në garën në këtë parti, pranohen dhe do pranohen çdo demokrate dhe demokrat, që plotëson kriteret e përcaktuara në rregullore për të marrë pjesë në këtë garë.

Unë besoj se kjo është gara më e rëndësishme e partisë dhe duhet të përfaqësojë anëtarësinë e partisë. A mund të imagjinosh ti që në garën e PD-së të marrin pjesë kandidatë të Edi Ramës. Më thuaj pak?

Konkretisht me emra mund ti marr. Apo kandidatë të cilët në fushatë elektorale punuan haptas kundër PD-së, apo kandidatë që në fushatë elektorale ndërruan parti dhe kaluan në parti tjetër.

Do më falësh, këta në çdo parti politike në botë, në çdo parti me ndërgjegje politike, këta përjashtohen, për tradhëtinë që i kanë bërë partisë së tyre në fushë betejë, në moment beteje.

Është jashtë çdo lloj llogjike që këta të mund të imagjinohen që të lejohen të kandidojë. Jo këtë se lejon asnjë parti në botë.

Për të kandiduar për kryetar partie duhet të plotësosh disa kritere të caktuara dhe të pranuara. Në rast se je jashtë këtyre kritereve, mund të kandidosh për poste të tjera në degë apo diku tjetër, por nuk mund të kandidosh për kryetar të PD-së në një kohë kur nuk ka asnjë kontribut qenësor, relevant të njohur nga partia. Nuk e bën kërkush sepse e bën qesharake garën.

Kurse çdo njeri me kontribute që plotëson kriteret është i mirëpritur dhe nuk është refuzuar kurrë.

Mos harro dhe njëherë, janë refuzuar ata të cilët në fushatë kaluan në parti të tjera dhe i urdhëruan si skllevër që janë, të vazhdojnë lojën e tyre kundër PD-së.

I urdhëruan, i përdorën dhe i keqshfrytëzojnë nëpër studio për zhurmë, mafia më e rrezikshme e Shqipërisë, është mafia e fjalës së lirë. Pronarë mafiozë mediash, njerëz të zhveshur nga çdo karakter, thërrasin në studio njerëz të kaluar në parti të tjera dhe u venë si epitet funksione që nuk i kanë pasur kurrë në parti.

Këta thua ti, nuk besoj se je për këta ti, nëse je anëtar i PD.

Nuk besoj se mund të kandidojë ai që bashkëpunon me krimin, që merr udhëzime nga Oltion Bistri dhe Ergys Agasi, që ne e bënim hero në burg, kurse ai shtronte dreka dhe darka me Pëllumb Gjokën dhe Oltion Bistrin.

Kjo kryesi dhe ky kryetar gjersa të jetë është i detyruar të mbrojë interesat tuaja, interesat e demokratë nga ata të cilët i shkelmojnë për llogari të kundërshtarëve tanë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Related Posts

Punë me detyrim dhe pa pagesë, oficerët e sigurisë kundërshtojnë projektin ‘pas shkolle’

Një qytetare ka ngritur një shqetësim serioz në lidhje me zbatimin e projektit “Të bëjmë detyrat pas shkolle”, i cili pritet të nisë më 4 maj në…

U hap me orën “fake” si 200,000 € në TikTok, Klodin e grabisin në Paskuqan!

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në zonën e Paskuqanit, ku një i ri është bërë shënjestër e një grabitjeje pasi kishte ekspozuar në rrjete sociale një…

‘Me babin ndaja qelinë, me motrën kisha konkurrencë’, Spartak Ngjela në rrëfim krejt tjetër

Avokati Spartak Ngjela ka folur për marrëdhënien që ka patur me familjen e tij në një rrëfim të rrallë për gjëra private. Duke u ndalur te motra…

Tragjike: Përmbyset autobusi me turistë, 11 viktima dhe mbi 30 të pl’agosur

Meksikë – Një aksident i rëndë rrugor është shënuar të premten në shtetin perëndimor Nayarit, ku një autobus turistik doli nga rruga dhe u përmbys, duke shkaktuar…

Një ngjarje që ngjan me skenaret e filmave aksion

Një ngjarje që ngjan me skenaret e filmave aksion ka t ronditur zonën bregdetare të Dhërmiut, ku një tentativë për të blerë një automjet luksoz është shndërruar…

Një ngjarje tr*nditëse ka përfunduar me një dënim të rëndë

Një ngjarje tronditëse ka përfunduar me një dënim të rëndë në Michigan, ku një mësuese 27-vjeçare është dënuar me 15 vite burgim pas shpalljes fajtore për marr*dhënie…