Meksikë – Një aksident i rëndë rrugor është shënuar të premten në shtetin perëndimor Nayarit, ku një autobus turistik doli nga rruga dhe u përmbys, duke shkaktuar 11 vik tima dhe më shumë se 30 të pl agosur.
Sipas autoriteteve lokale, autobusi transportonte turistë nga Jalisco dhe aksidenti ndodhi pranë qytetit Amatlán de Cañas. Shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta dhe janë nën hetim.🡇Shtყpηi rҽkIaɱɱeη më ρoshtë dhe hapeη paмjet ekskIuzive🡇
Nga të dhënat paraprake, gjashtë persona humbën jetën në vendngjarje, ndërsa pesë të tjerë ndërruan jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.
Aksidentet rrugore me pasoja fatale janë të shpeshta në Meksikë. Në shtatorin e kaluar, të paktën 10 persona humbën jetën dhe mbi 60 u plagosën pasi një tren mallrash u përplas me një autobus dykatësh në pjesën qendrore të vendit. Ndërsa në shkurt të vitit 2025, mbi 40 persona humbën jetën në jug të vendit, kur një autobus që udhëtonte nga Tabasco drejt Cancún u përplas me një kamion dhe shpërtheu në flakë.