Turqia është tr onditur nga vr asja e një avokateje 26-vjeçare, e identifikuar si Hatice Kocaefe, e cila u qëllua për vd ekje me armë zjarri nga një tregtar që dyshohet se i detyrohej një shumë të konsiderueshme parash familjes së saj.
Sipas mediave turke, autori i dyshuar, Haki Çetin, kishte një borxh prej rreth 95,000 euro ndaj motrës së viktimës. Konflikti mes palëve ishte përshkallëzuar pasi Kocaefe kishte nisur procedurat ligjore për të kërkuar shlyerjen e këtij detyrimi.
Raportohet se Çetin kishte kërcënuar më herët dy motrat përmes telefonit, duke u kërkuar të tërhiqnin padinë. Megjithatë, avokatja kishte refuzuar dhe kishte deklaruar se do të vijonte ndjekjen ligjore.
Ngjarja e rëndë ndodhi jashtë një depoje në pronësi të familjes, ku autori dyshohet se u kishte zënë pritë. Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, ai ka qëlluar nga brenda automjetit të tij, duke e plagosur për vdekje 26-vjeçaren dhe duke lënë të plagosur edhe motrën e saj në këmbë.
Të dyja u transportuan me urgjencë në spital, por fatkeqësisht Hatice Kocaefe nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.
Autoritetet turke kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.
