Skip to content

NDODH EDHE KJO/ Universiteti hap program studimi mbi magjinë

Një program i ri masteri në University of Exeter në Mbretërinë e Bashkuar pritet të ofrojë për herë të parë një degë studimi të dedikuar historisë dhe analizës së magjisë dhe fenomeneve okulte.

Programi vjen në një periudhë kur interesi publik për folklorin, praktikat mistike, leximin e tarotit dhe besimet alternative është në rritje.

Sipas njoftimit të universitetit, ky kurs nuk synon të mësojë praktika magjie, por të analizojë në mënyrë akademike zhvillimin historik, kulturor dhe social të këtyre fenomeneve.

Studimet do të përfshijnë edhe mënyrën se si besimet okulte kanë ndikuar në mendimin njerëzor, shkencën dhe kulturën përgjatë historisë.

Universiteti thekson se programi është pjesë e një qasjeje ndërdisiplinore akademike, duke trajtuar fenomenet okulte si objekt studimi shkencor dhe jo si praktika mbinatyrore.

Published inTë Fundit