Skip to content

Rudina Hajdari “SH0K0N” me deklaratën: Çfarë do të kishte bërë babai i saj në PD!

E ftuar në emisionin “Oponencë”, ish-deputetja e Rudina Hajdari ka folur për zhvillimet e brendshme në Partia Demokratike e Shqipërisë dhe rolin që, sipas saj, do të kishte luajtur i ati, Azem Hajdari, nëse do të ishte ende gjallë.

Ajo u shpreh se Azem Hajdari nuk do të kishte lejuar shumë nga vendimet dhe zhvillimet që kanë ndodhur në parti ndër vite, duke nisur nga zgjedhja e Lulzim Bashës në krye të saj.

Sipas Hajdarit, mënyra e zgjedhjes së drejtuesit të atëhershëm të PD-së, pa garë të mirëfilltë dhe me emërime të paracaktuara, përbën një nga faktorët që kanë ndikuar në zhvillimet e mëvonshme brenda partisë.

Ajo theksoi se i ati karakterizohej nga guximi dhe përballja e hapur me kundërshtarët politikë, duke shtuar se kjo cilësi, sipas saj, mungon sot në strukturat drejtuese të PD-së.

Hajdari iu referua edhe marrëdhënieve dhe përplasjeve të mëhershme mes Azem Hajdarit dhe Sali Berisha, duke thënë se pavarësisht mbështetjes publike, mes tyre kanë ekzistuar mospajtime të forta politike.

Sipas saj, mungesa e debatit të brendshëm dhe e figurave me qëndrime të forta brenda partisë ka ndikuar negativisht në zhvillimin e saj, duke theksuar se “guximi politik është thelbësor për ardhjen në pushtet”.

Published inTë Fundit