Tragjike: Humb j*tën 69-vjeçarja pas aks*dentit në autostradë, bashkëshorti Iufton për jetën

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pas aksidentit të rëndë të regjistruar më herët gjatë ditës në Autostradën “Ibrahim Rugova”. Gruaja që kishte mbetur e plagosur rëndë si pasojë e përplasjes nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve të marra.

Sipas burimeve brenda Qendrës Emergjente, të cituara nga gazetarja Arbreshë Uka, viktima ishte rreth 69 vjeç dhe kishte pësuar politrauma të shumta e tepër serioze. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për t’i shpëtuar jetën, gjendja e saj rezultoi fatale dhe mjekët konstatuan vdekjen.

Ndërkohë, bashkëshorti i saj vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai ndodhet në sallën e operacionit në Qendrën Emergjente, ku po trajtohet nga ekipe të specializuara të kirurgjisë vaskulare, mjekësisë familjare dhe anesteziologjisë.

Rrethanat e plota të aksidentit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar shkaqet që çuan në këtë ngjarje të rëndë.