Kryeministri Edi Rama është shfaqur nervoz edhe përpara gazetares amerikane Ines de La Cuetara të rrjetit të madh të lajmeve MS NOW (dikur njihej si MSNBS) e cila ka ardhur në Tiranë për të raportuar për protestat.
Rama u zotua të ecë përpara me negociatat për ndërtuar resortin luksoz në Zvërnec pas të cilit është Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner.
“Një investim i një madhësie të tillë në turizëm, sigurisht, është të ndërtosh diçka spektakolare… sjell shumë të ardhura për të gjithë sepse vendi merr shumë fitime” – tha Rama që akuzat për projektin i quajti “budallallëqe ideologjike”.
Rama tha se bisedimet ishin ende duke vijuar dhe hodhi poshtë akuzat për ndonjë konflikt interesi, duke këmbëngulur se çështja kishte nisur para se Trump të kthehej në Shtëpinë e Bardhë dhe se Kushner nuk po vepronte në emër të qeverisë amerikane.
“Çfarë konflikt interesi? Çfarë po flet? Nuk po negocion Jared Kushner. Ai po fiton një m*t. Edhe një herë. Ju duhet ta kuptoni. Kur Jared Kushner dhe Ivanka erdhën këtu dhe ne filluam të punonim së bashku, nuk ishte e qartë nëse Trump do të shkonte në burg apo në Shtëpinë e Bardhë”, – tha Rama.
“Çfarë kërkoni ju këtu? Shkoni luftoni me Trump në Shtetet e Bashkuara. Mos hajdeni këtu të luftoni me Trump. Kjo s’ka kuptim”- tha Rama.
Rama theksoi se marrëveshja përfshinte edhe palë të tjera përveç firmës së Kushnerit. Ai tha se “ekipi i jashtëzakonshëm i investitorëve” “nuk po vinte në Shqipëri për të shkatërruar”, por “po vinte për të ndërtuar” ndërsa akuzoi se Shqipëria po përdorej për të sulmuar Trump.
“Doni që unë të besoj se papritmas media amerikane, influencerat amerikanë, bota amerikane po kujdesen për disa flamingo në Shqipëri?” – tha ai.
Rama ka folur për median amerikane edhe për kërkesën protesuesve për dorëheqjen e tij.
“Rama tha se nuk do të jepte dorëheqjen dhe sugjeroi, pa prova, se një “shumica” e popullsisë “e dëshiron projektin”. Ai tha gjithashtu se një “investim i një madhësie të tillë në turizëm” do të sillte “shumë të ardhura për të gjithë” në vend” – citon media amerikane.
Rama i tha MS NOW se nuk ishte i shqetësuar se ndërtimi do të ndikonte shanset e vendit të tij për t’u bashkuar me BE-në. ©LAPSI.al, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE