Miri trazon rrjetin, “mohon” gruan e tij dhe i shprehet banores: “Uroj që vajza ime të…”

Miri, një nga banorët e parë të “Big Brother VIP Albania 5”, është bërë menjëherë qendra e kritikave në rrjetet sociale pas një bisede të sinqertë me banoren tjetër, Selinën.

I entuziazmuar nga sjellja e saj, Miri nuk i ka kursyer elozhet, duke e cilësuar atë si një vajzë model. “Ti je gocë shëmbullore, fantastike… Ishalla vajza ime bëhet si ty. Ke sjellje perfekte,” mësohet t’i ketë thënë ai, duke shprehur dëshirën që e bija të ndjekë hapat e Selinës në karakter.

Por, ky kompliment, sado dashamirës në dukje, nuk është pritur mirë nga publiku. Komentuesit kanë vërshuar në faqen zyrtare të programit, duke e akuzuar Mirin se me këtë deklaratë ka ulur figurën e bashkëshortes së tij.

Pyetja që dominon rrjetin është: “A nuk duhet të thoshte të bëhet si mami vet?”

Reagimet kanë qenë të ashpra. Një ndjekëse shkruan e revoltuar: “Sa gabim o Miri, ça thua ore?! A je në terezi?!… Pse e ulni figurën e gruas ore, që ju përkushtohet në maksimum, iiiiii Miri shumë turp, shumë keq”.

Ndërsa një tjetër komentues ironizon duke i kujtuar atij modelin e vërtetë që vajza duhet të ketë: “Ishalla goca jote bëhet si mama vet!”.

Duket se publiku është shumë i ndjeshëm ndaj respektit për familjen jashtë, dhe krahasimi i vajzës me një vajzë tjetër “të panjohur” në vend të nënës së saj, është parë si një “faull” i rëndë nga ana e banorit.

Related Posts

“Do të jetë errësirë për më shumë se 6 minuta – ja kur arrin në Evropë eklipsi më i gjatë

Këto do të jenë ditë shumë emocionuese në Europë për mbërritjen e njërit prej eklipseve më të pritura dhe më të gjata ndonjëherë. Më 2 gusht 2027,…

Rritja e çmimeve globale të naftës, Trump bën deklaratën që i shokon të gjithë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë një deklaratë që ka tërhequr vëmendje të madhe lidhur me rritjen e çmimeve globale të naftës. Në një…

Koha për të rregulluar financat! Këto SHENJA duhet të tregojnë kujdes dhe ato që janë të favorizuara

Dashi Ka dy hyrje të rëndësishme. Të dyja hyrjet në ndërveprim Venusi me Marsin dhe Saturni me Plutonin. Këto ndërhyrje ndihmojnë për të hequr nga vetja çfarë…

Zbuloni shenjën e vetme të horoskopit që pret FAT dhe MUNDËSI të mëdha deri në prill

Vetëm një shenjë horoskopi do të përjetojë një periudhë të jashtëzakonshme deri në prill 2026 Astrologia Georgina Easterbrook shpjegon se nga tani deri në fund të prillit…

Çfarë ndodhi në Tiranë? Dy vajza dhe një djalë marrin peng dhe

Një 28-vjeçar është marrë peng nga tre të rinj në Tiranë. Policia bën me dije se në lidhje me këtë rast, ka arrestuar dy vajza të moshës…

ISSH miraton indeksimin e ri për pensionet, ndryshon baza e llogaritjes për ata që dalin në pension nga 2026

Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore ka miratuar koeficientët e rinj të indeksimit që do të përdoren për përllogaritjen e pensioneve të reja në Shqipëri. Vendimi…