Vuan nga demenca, zhdùket një tjetër i moshuar në Tiranë… ajo që dihet deri tani shqetëson

Një tjetër rast shqetësues është raportuar në redaksinë e JOQ Albania. Familjarët e Shpëtim Shik Stermasit, 76-vjeç, kërkojnë ndihmën e qytetarëve pasi i moshuari ka humbur dhe nuk po arrijnë ta gjejnë.

Sipas familjarëve, ai është parë për herë të fundit sot në drekë, në zonën te Mulliri i 9-katëshëve, në qendër të Tiranës, ndërsa që prej asaj kohe nuk ka asnjë informacion mbi vendndodhjen e tij.

76-vjeçari vuan nga demenca dhe sëmundje të tjera, çka e bën situatën tejet të rrezikshme. Familjarët bëjnë me dije se ai nuk mban mend shtëpinë dhe orientimin, ndaj ekziston frika se mund të ketë përfunduar në ndonjë zonë apo vend të panjohur.

Si shenjë dalluese, i moshuari ka një shenjë/plagë në anën e djathtë të fytyrës, si pasojë e një ndërhyrjeje kirurgjikale. Në momentin e fundit kur është parë, ai kishte veshur xhup të zi dhe kapele.

Familjarët u bëjnë apel të gjithë qytetarëve që, nëse e kanë parë ose kanë ndonjë informacion, të kontaktojnë urgjentisht në numrin e telefonit: 📞 069 290 8699

JOQ Albania i bashkohet thirrjes së familjarëve dhe fton këdo që mund të ndihmojë me informacion, pasi çdo minutë është vendimtare për gjetjen e tij të sigurt.

Related Posts

Ministria e mbrojtjes turke: Irani lëshoi raketë për në territorin tonë, reagon..

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë ka bërë të ditur se një raketë balistike e lëshuar nga Irani ka kaluar mbi hapësirën ajrore të Irakut dhe Sirisë,…

Ndahet nga jeta ish-deputeti dhe ish-nënkryetar i Partisë Demokratike!

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish-deputeti i Partisë Demokratike në dy legjislatura, Tomor Dosti. Ishte edhe nënkryetar i PD në vitet e para. U zgjodh deputet…

“Në shtëpinë e Mehmet Shehut, bëhej jetë e degjeneruar, aty vinin…”- Dëshmia e oficerit të shërbimit, para hetuesit

Nga Dashnor Kaloçi/ Plot 43 vite më parë, duke u gdhirë data 18 dhjetor e vitit 1981, kryeministri shqiptar Mehmet Shehu, i cili e mbante atë funksion…

“PASURI GJIGANTE” / Foto-Lajm: 40 shtëpitë e Familjes Berisha

Në reagimin e tij, Doçi thekson kontrastin mes fillimeve modeste në politikë – “me nga një apartament parafabrikat, me pantallona doku dhe model flokësh ballaboks” – dhe…

Grekët nuk përmbahen pas deklaratës së DIVËS greke: “Jam puro shqiptare, babai urrente priftërinjtë grekë”

E kush nuk është dashuruar me Penelopën e bukur greke. Me atë fytyrë të gdhendur mesdhetare që për besnikërinë ndaj dashurisë së saj thurte e çthurte pëlhura…

DO MBETENI PA FJALË! Si ishte Irani para vitit 1979?

Si kaloi Irani nga një shtet ku lulëzonte liria, te një Republikë Islamike… Nga viti 1941 deri në vitin 1979, Irani u sundua nga Mbreti Mohammad Reza…