Big Brother VIP Albania organizoi mbrëmjen e sotme një festë për banorët, por momenti që po bën xhiron e rrjetit është afrimiteti i papritur mes Mateos dhe Brikenës. Dyshja u panë shumë të qeshur, të relaksuar dhe më të afërt se kurrë më parë — një pamje krejt ndryshe nga sjellja e ftohtë që Brikena kishte treguar më herët.
Në video, Brikena shfaqet e lirshme, me buzëqeshje dhe batuta, ndërsa Mateo duket më i lumtur se kurrë pranë saj. Fansat menjëherë kanë shpërthyer në komente, duke u pyetur: A po lind diçka mes tyre?
Ky moment po konsiderohet si një nga surprizat më të bukura të mbrëmjes dhe një kthesë e papritur në marrëdhënien e tyre. ???,