“Ky burrë po bënte gjeste të papërshtatshme në urbanin e Kamzës”

Një vajzë nga Tirana i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një situatë që, sipas saj, ka ndodhur gjatë udhëtimit me urbanin e Kamzës.

Në mesazhin e dërguar, ajo shprehet se një burrë rreth të 50-ave që ndodhej përpara saj ka kryer gjeste të papërshtatshme në publik, duke prekur zonën intime, çka, sipas pretendimit të saj, ka krijuar shqetësim për të dhe për pasagjerët përreth.

Ajo thekson se veprimet janë shoqëruar edhe me shikime të vazhdueshme dhe mimika që i ka konsideruar të papërshtatshme. Sipas saj, qëllimi i personit nuk ka qenë i rastësishëm.

Redaksia e JOQ Albania e ka pyetur qytetaren nëse ekziston mundësia që veprimi të ketë qenë i pavullnetshëm apo thjesht një reagim fizik i momentit, por ajo është shprehur e bindur se situata kishte natyrë të qëllimshme.

Në videon e dërguar nuk dallohet fytyra e personit, ndërsa pamjet tregojnë momentin kur ai prek zonën e tij intime. Megjithatë, JOQ Albania thekson se këto mbeten pretendime të denoncueses dhe nuk mund ta konfirmojë natyrën apo qëllimin e veprimit.

Raste të tilla, nëse vërtetohen, përbëjnë shqetësim për sigurinë dhe komoditetin e qytetarëve në transportin publik. Redaksia mbetet e hapur për çdo reagim apo sqarim nga personi i përfshirë apo nga autoritetet përkatëse.

Related Posts

Baton Haxhiu: Belinda Balluku i dorëzoi sot dorëheqjen Edi Ramës, pse nuk e pranoi Kryeministri, arsyeja që do të lërë të gjithë pa fjalë!

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur ta pranojë. Dhe kjo nuk ka qenë një zgjedhje emocionale, por një…

Shqiptarët “të zhytur” në borxh: Kredia afatgjatë prek nivele rekord

Në një kohë kur tregu i pasurive të paluajtshme po vlon nga çmimet stratosferike, të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë dëshmojnë se qytetarët dhe bizneset…

“Kam frikë të fle në shtëpinë time… Tavani po më bie në kokë! Jetoj e vetme!”

Një apel rrëqethës ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një 63-vjeçare që jeton e vetme në Tiranë. Bëhet fjalë për zonjën Merita Rushiti, e cila…

Vetëdorëzohet në policinë e Rrogozhinës kryebashkiaku Edison Memolla, i shpallur fajtor për korrupsion në zgjedhje

Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, është vetëdorëzuar në Policinë e Rrogozhinës, pasi u shpall fajtor për veprën penale të korrupsionit aktiv në zgjedhje, kryer në…

Shqiptari me mbiemrin Berisha, i përfshirë në dosjen ‘Epstein’: Çfarë zbulojnë dokumentet?

Një shtetas shqiptar me mbiemrin Berisha, i njohur edhe si “Vinny Berisha”, del i përfshirë në dosjet e publikuara së fundmi që lidhen me pedofilin e dënuar…

Motra e Gjestit në lot pasi dëgjon dedikimin për vëllain e tyre të ndjerë

Një video prekëse po bën xhiron e rrjetit në TikTok, duke përlotur mijëra ndjekës me emocionin e fortë që përcjell. Protagoniste është Blerina, motra e Gjestit, e…