Dëshmi tr*nditëse tek ‘Pl*mbi i artë’: porosi me pagesë ndaj familjes së biznesmenit, shënjestra ishte djali

I pandehuri Henrik Hoxhaj, i akuzuar në kuadër të dosjes “Plumbi i artë”, ka dëshmuar sërish në Gjykata e Posaçme, duke zbuluar detaje mbi skemën e porosisë së dhunshme ndaj biznesmenit Lulzim Masha.

Sipas dëshmisë së tij, porosia ishte bërë nga Nuredin Dumani, i cili i kishte ofruar 150 mijë euro për goditjen ndaj djalit të Mashës dhe 100 mijë euro për vetë biznesmenin. Hoxhaj tha se objektivi kryesor ishte djali, por nuk u arrit të lokalizohej, pasi ai qëndronte në Maqedoni.

“Ne nuk po e gjenim dot djalin e Mashës, sepse rrinte në Maqedoni”, ka deklaruar Hoxhaj.

Ai shtoi se, sipas dijenisë së tij, Lulzim Masha ka një shkollë private në Tiranë dhe banon në zonën e ish-Bllokut, ndërsa theksoi se porosia fillestare kishte të bënte vetëm me djalin dhe jo me vetë Mashën.

Në dëshminë e tij, Hoxhaj përmendi edhe një konflikt familjar: një nga vëllezërit Dizdari kishte qenë i fejuar me vajzën e Mashës, por marrëdhënia ishte ndërprerë. Sipas tij, dhëndri kishte kaluar prona në emër të vjehrrit dhe kunatit, të cilat më pas nuk u kthyen pas ndarjes.

Hetimi në kuadër të dosjes “Plumbi i artë” vijon, ndërsa dëshmitë po hedhin dritë mbi mekanizmin e porosive me pagesë dhe konfliktet që fshihen pas tyre.

Related Posts

Mateo ka menduar të lërë shtepine e “BBVA”?

Mateo Borri ka dhënë së fundmi një intervistë për “Big Brother Radio”, ku ka folur për përjetimet e tij brenda shtëpisë së Big Brother VIP dhe rrugëtimin…

Rusia k*rcënon hapur territorin europian

Tensionet mes Rusisë dhe vendeve europiane janë rritur pas deklaratave të fundit nga Moska për mbështetjen ushtarake ndaj Ukrainës. Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka paralajmëruar se fabrikat…

Si u zbulua banda e shqiptarëve në Angli? “I tradhtuan atletet Primark”

Grabitësit që përdorën Rightmove për të planifikuar vjedhje banesash në Cheshire dënohen me burg. George Pepa, Krisjian Dedndreaj dhe Kristian Gropcaj pranuan fajësinë për një sërë veprash…

“Ishte engjëll, kërkojmë drejtësi”/ Dr*guan në hotel dhe e lanë të VDlSTE në rrugë 19-vjeçaren shqiptare reagon familja

Zbardhen detaje të reja nga vd*kja tr*agjike e një 19-vjeçareje me origjinë shqiptare në ishullin e Kefalonisë, një ngjarje që ka tro*nditur opinionin publik në Greqi. E…

E rëndë! Ishte duke peshkuar dhe ra në kontakt me rrymën elektrike, V_DES në vend 46-vjeçari (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Lezhë, ku një person ka humbur jetën. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se viktima ka qenë duke peshkuar…

Nuk do të jetë më opinionist i BBV? Ja çfarë thotë Arbër Hajdari

Arbër Hajdari ishte i ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio ku foli për rolin e tij si opinionist në “Big Brother VIP Albania”, duke e…