Humbën jetën nga monoksidi i karbonit në Itali, mbërrijnë në portin e Durrësit trupat e pajetë të familjes Kola

Kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit trupat e pajetë të 4 antarëve të familjes Kola, të cilët humbën jetën në 4 shkurt në Itali.

Katër anëtarë të familjes Kola nga fshati Gryksh i Madh, Peqin u gjetën pa shenja jete në shtëpinë e tyre më 4 shkurt në Porcari, provinca Lucca në Itali.

Babai Arti Kola, 48 vjeç, nëna Jonida Kola, 43 vjeçe, si dhe dy fëmijët e tyre, djali Hadjar Kola, 22 vjeç, dhe vajza Xhesika Kola, 15 vjeçe, u shuan si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit në banesën e tyre.

Kryefamiljari Arti Kola ishte punëtor në një kompani si bojaxhi, ndërsa Jonida Kola, gruaja ishte shtëpiake. Djali i tyre, Hajdari, punonte si elektriçist në një kompani private, ndërsa Xhesika, vajza, ishte në shkollë.

Mediat italiane raportuan se monoksidi i ka vrarë pa e kuptuar se çfarë po ndodhte, pasi gazi është pa erë. Djali ka qenë i fundit që është ndjerë keq; madje mendohet se ka qenë pikërisht ai që rreth darkës, ka telefonuar për të kërkuar ndihmë, raporton “La Repubblica”

Shtëpia, në zonën Rughi, ishte e re, e blerë nga familja rreth një vit e gjysmë më parë; ata ishin shpërngulur aty vetëm pesë muaj më parë dhe po përfundonin ende punimet e sistemimit të banesës dykatëshe.

Nuk është ende e qartë kush e ka instaluar kaldajën, e cila ishte e re, dhe nëse ka pasur ndonjëherë mirëmbajtje nga ndonjë teknik. Pikërisht mbi këto aspekte po përqendrohen hetimet e karabinierëve, pasi nuk ka dyshime për shkakun e vdekjeve,

Related Posts

Demiraj plas b*mbën: Ish-Ministri i brendshem zbulon vendin sekret të festave të Epstein Tiranë!

Një deklaratë që po trondit opinionin publik dhe po ndez debat të fortë në politikë! Ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj hedh akuza të forta dhe pretendon se…

Një detaj shumë i rëndësishëm u harrua nga produksioni pas shpalljes së fituesit të BBVA 5

Ethet e finales së madhe të “Big Brother VIP Albania 5” u mbyllën me triumfin e Selinës. Pas një përballjeje të fundit të mbushur me emocione përballë…

Babai jep detaje tr*nditëse për fëmijën që bëri mas*akrën në Turqi

Është bërë publike dëshmia e babait të 14-vjeccarit i cili kreu mas akrën në një shkollë në Kahramanmara?, Turqi. Uyyur Mersinli, babai i Isa Aras Mersinli, deklaroi…

Zjarri në pallatin te Farmacia 10, Rama: Bonus qiraje dhe mbështetje nga bashkia për të prekurit! Për gjithollogët pa licenca që dalin si kërpudhat pas shiut

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se të prekurit nga zjarri që ra pak ditë më parë në pallatin pranë Farmacisë 10 në Tiranë do të…

Horoskopi ditor, e diel 19 Prill: dashuri, para dhe kthesa të forta

Dashi Dite shume rutine kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk pritet asgjë e veçante gjate kësaj dite për ata qe janë ne…

Emocione dhe lot/ Selin Bollati shpallet fituese e Big Brother VIP 5

Selin Bollati është shpallur fituesja e edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania. Mes 4 finalistëve, Armir Shahini, Rogert Sterkaj dhe Mateo Borri, balerina triumfoi me…