Ja kur pritet stuhia dhe qytetet ku do të ketë shtrëngata

Vranësira mesatare deri të dendura, por edhe reshje shiu me intensitet të ulët. Ky është parashikimi i Shërbimit Meteorologjik Ushtarak për motin gjatë ditës së enjte, ndërsa territori shqiptar do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.

Reshjet e shiut janë prezente gjatë gjithë ditës, në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në jug parashikohen reshje lokale në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Në veriperëndim-perëndimit dhe jug hera-herës do të kemi reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra, kryesisht në orët e pasdites e të mbrëmjes.

Në zonën e Alpeve dhe relievet e larta malore verilindje- juglindje të vendit reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jug me shpejtësi mesatare 5 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 13m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon parashikohet i forcës 2-3 ballë,