Lufta në Lindjen e Mesme/ Karburantet paralajmërojnë rritje të çmimit në Shqipëri, ja me sa lekë!

Përfaqësues të Shoqatës paralajmërojnë se në rast të zgjerimit të hartës së sulmeve, ose përfshirjes së tyre nga Hamas, çmimet e naftës në bursë mund të arrijnë edhe 110 USD për fuçi, duke ndikuar menjëherë edhe çmimin për konsumatorin vendas.

Rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare pas konfliktit në Lindjen e Mesme pritet që brenda 3–4 ditëve të reflektohet në tregun vendas, me shtrenjtim prej 15–20 lekë për litër.

Pas rritjes së çmimeve në bursat globale, pritet që të ketë efekte edhe në tarifat e transportit të mallrave.

Menjëherë pas nisjes së konfliktit mes Izraelit dhe Iranit, më 28 shkurt 2026, i cili shpërtheu me sulme ushtarake të njëpasnjëshme, ndikimi i parë u shfaq me shtrenjtimin e çmimeve të naftës. Ne ju sjellim lajme falas çdo ditë. Nëse mendoni se e meritojmë, kIikσηi mbi një nga rekIaɱat më poshtë — është mënyra më e thjeshtë për të na ndihmuar falas

Në bursat ndërkombëtare, çmimet e naftës u rritën deri 13%, ndërsa çmimet e gazit arritën 24%, duke reflektuar pasigurinë mbi furnizimet dhe tensionet e rritura në një rajon kyç për prodhimin dhe transportin e energjisë.

Në mesin e ditës së sotme (2 mars 2026), çmimi i naftës Brent crude në bursë arriti 79 USD për fuçi, nga 75 USD që ishte në orët e para të mëngjesit. Para sulmeve, çmimi varionte nga 62 deri 65 USD për fuçi.

Si importuesit e naftës, ashtu edhe kompanitë e transportit nga vendet e rajonit dhe Europa drejt Shqipërisë me rrugë tokësore raportojnë furnizime me çmime deri 10% më të larta.

Përfaqësues të Shoqatës së Hidrokarbureve thanë për “Monitor” se ditët menjëherë pas sulmit janë furnizuar me naftë me çmim 900 USD për ton, nga 740 USD për ton që ishte më parë.

“Shtrenjtimi i çmimeve në bursë pritet të reflektohet brenda 4 ditëve në tregun e pakicës, me rritje çmimi nga 15 deri 20 lekë për litër”, pohuan nga Shoqata e Hidrokarbureve.

Aktualisht, në pikat e karburanteve, çmimi i shitjes së naftës është 170-175 lekë për litër dhe pritet të arrijë 185–190 lekë për litër.

Përfaqësues të Shoqatës paralajmërojnë se në rast të zgjerimit të hartës së sulmeve, ose përfshirjes së tyre nga Hamas, çmimet e naftës në bursë mund të arrijnë edhe 110 USD për fuçi, duke ndikuar menjëherë edhe çmimin për konsumatorin vendas.

Do shtrenjtohen edhe tarifat e transportit të mallrave

Shtrenjtimi i karburantit pritet gjithashtu të ndikojë tek tarifat e transportit të mallrave, pasi shpenzimet për naftë përbëjnë një pjesë të madhe të kostove në këtë sektor.

Por me çmime më të lartë deri 10% në furnizimet e naftës po përballen edhe kompanitë e transportit të mallrave tregtare.

Rodolf Xhillari administratori i kompanisë së transportit të mallrave me rrugë tokësore “Balkan Trans Albania” nënvizon se rritja e çmimeve të naftës pritet të ndikojë në shtrenjtimin e tarifave të transportit të mallrave me rajonin dhe vendet e BE.

Xhillari shpjegon se shpenzimet për naftë përbëjnë 60–70% të totalit të kostove në transportin e mallrave, prandaj është e pamundur që rritja e çmimit të naftës të mos reflektohet te tarifat.

“Me shtrenjtimin e naftës, edhe tarifat për transportin rrugor të mallrave priten të rriten në të njëjtën masë që rritet çmimi i karburantit.”

Rritja e çmimit të naftës pas përshkallëzimit të sulmeve ushtarake nuk është fenomen i ri. Në muajin mars 2022 pas sulmeve të Rusisë në Ukrainë, çmimi i naftës Brent u rrit ndjeshëm duke arritur mbi 100 USD për fuçi, nga rreth 92 USD për fuçi para nisjes së luftës, duke arritur nivele si mbi 105 USD për fuçi në ditët e para të konfliktit. Në ditët e para të luftës rritja e çmimeve ishte nga 8 deri 12%./ Monitor

Related Posts

Berisha njofton datën e protestës së radhës

Pas mbylljes së seancës plenare në Kuvend, ku me 82 vota kundër u rrëzua kërkesa e SPAK për arrestimin e deputetes Belinda Balluku, kreu i Partia Demokratike…

3 shenja të zodiakut që pritet të tërheqin fat financiar këto ditë, sipas astrologëve

Tre shenja të zodiakut duket se do të tërheqin fat financiar gjatë gjithë kësaj jave dhe zgjat deri më 15 mars, veçanërisht pas rikthimit të Jupiterit në…

Dalin pamjet/ Ja si dukej Monika Kryemadhi para ndërhyrjeve

Tashmë që është ulur në karrigen e opinionistes së “Big Brother VIP Albania”, Monika Kryemadhi është kthyer pa diskutim në një nga personazhet më të komentuar dhe…

“Nana ka vdekur për 7 minuta, dy herë i ka…” – Shtyp me kamion 53-vjeçaren, e bija ben deklaraten shokuese (VIDEO TRONDITESE)

Një ngjarje tragjike ka tronditur familjen e një 53-vjeçareje, e cila humbi jetën pasi u godit nga një kamion në vendin ku po ndërtohej banesa e saj….

Dy SHENJAT me më shumë FAT për sot, 12 MARS 2026, sipas PAOLO FOX

Shenja e parë më me shumë fat midis jush, sipas horoskopit të Paolo Fox për nesër, është Virgjëresha: ju ndjeni nevojën për të organizuar gjërat dhe idetë….

“Jam i çmendur pas teje”- Ç’ndodhi orët e para të mëngjesit mes Mateos dhe Brikenës? (Video)

Orët e vona të natës dhe të parat e mëngjesit kanë sjellë një afrimitet mjaft të madh mes Mateos dhe Brikenës në shtëpinë e “Big Brother VIP…