Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama se ka uzurpuar postin e kryeministrit, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Në konferencën për mediat, Berisha deklaroi se ai qëndron në pushtet në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet e vendit. Sipas Berishës, në momentin që Rama largohet nga posti rrezikon shumë vite burg.
“Në emër të PD ripërsëris kërkesën e prerë të dorëheqjes së Edi Ramës si uzurpator i postit të kryeministrit. Rama
qëndron në pushtet mbi krimin dhe drogën. Në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet e vendit. Rama qëndron në pushtet për të mbrojtur vjedhjet e qindra dhe miliarda eurove të shqiptarëve. Qëndron në pushtet, i bindur se në momentin e parë të largimit nga ajo karrige ai përfundon, nëse për lubinë i tha 36 vjet burg, ju garantoj se për Ramën as 76 nuk mjaftojnë, për serialin e veprave penale. Vetëm Porti i Durrësit është të paktën 60 vite burg. Djegësi i Tiranës, pra ajo që thashë unë ishte me minimumet, por Rama meriton 3 jetë ti kalojë në burgje për vjedhjet që ka bërë”, deklaroi Berisha, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE