Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë një deklaratë që ka tërhequr vëmendje të madhe lidhur me rritjen e çmimeve globale të naftës.
Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump u shpreh se SHBA përfiton financiarisht nga rritja e çmimeve të naftës, pasi është prodhuesi më i madh në botë.
“SHBA është prodhuesi më i madh i naftës në botë, deri tani, kështu që kur çmimet e naftës rriten, ne fitojmë shumë para”, shkroi ai.
Megjithatë, presidenti amerikan theksoi se prioriteti i tij kryesor mbetet parandalimi i Iranit që të sigurojë armë bërthamore. Sipas Trump, një zhvillim i tillë do të përbënte një kërcënim serioz për stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe për sigurinë globale.
“Si President, interesi im më i madh është të ndaloj një perandori të ligë si Irani që të ketë armë bërthamore dhe të shkatërrojë Lindjen e Mesme dhe botën. Nuk do ta lejoj kurrë që kjo të ndodhë”, u shpreh Trump.
Deklarata e tij vjen në një kohë kur tensionet ndërkombëtare dhe konflikti në Lindjen e Mesme kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen e çmimeve të energjisë në tregjet globale