Ngjan si b*mbardim Iufte, por jo! Autostrada dhe zona përreth Milotit mbytet nga tymi i..

Re të dendura tymi të zi janë shfaqur sërish pasditen e sotme në zonën e Milot, duke u bërë të dukshme edhe nga superstrada që përshkon këtë segment. Pamjet tregojnë djegie të materialeve ende të panjohura, një situatë që sipas banorëve po përsëritet vazhdimisht.

Banorët e zonës shprehen se kjo nuk është hera e parë që ndodh një fenomen i tillë. Djegia e materialeve në këtë zonë është kthyer në një problem të përsëritur, duke shkaktuar ndotje të madhe të ajrit dhe rrezik për drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në këtë aks rrugor.

Megjithatë, pavarësisht përsëritjes së kësaj situate, deri më tani nuk raportohet për ndërhyrje konkrete nga institucionet përgjegjëse për ta frenuar atë. Bashkia Kurbin, Policia e Shtetit, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar mbi rastin dhe as për personat që mund të qëndrojnë pas këtyre djegieve.

Mbetet e paqartë se kush i shkakton këto zjarre dhe për çfarë qëllimi po digjen materiale pranë lumi Mat. Deri tani nuk është bërë publike asnjë masë konkrete për ndalimin e kësaj praktike, e cila vijon të përsëritet dhe të ngrejë shqetësime për ndotjen e ajrit dhe rrezikun për shëndetin e banorëve.

Related Posts

Vanesa dhe Indri në momente int*me në Ferma VIP (Video)

Pas shumë debatesh, aludimesh dhe presionesh nga banorët e tjerë, më në fund ka ardhur momenti i shumëpritur. Vanesa dhe Indri kanë lënë mënjanë çdo hezitim dhe…

Aroma e keqe në frigorifer? Ekspertët tregojnë pse ndodh dhe si eliminohet

Frigoriferët përdoren çdo ditë për të mbajtur ushqimet të freskëta për më gjatë, por me kalimin e kohës mund të krijojnë aroma të pakëndshme. Sipas ekspertëve, kjo…

Miri publikon foto pas BBVA: “Sytë nuk gënjejnë”

Pas përfundimit të aventurës së tij në BBVA, Miri ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një postim të fundit në rrjetet sociale. Ai ka publikuar një foto…

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 30 prill 2026

Dashi Ndikimi i Merkurit do jete mjaft pozitiv sot për jetën tuaj sentimentale. Do ndiheni te qete dhe do dashuroheni si ta ndjeni. Beqaret do jene ne…

Pse qentë nuhasin pjesët intime të njerëzve: Kuptimi i kureshtjes së qenve

Nëse ndonjëherë ju ka përshëndetur një qen që menjëherë afrohet për të nuhatur pjesët intime, e dini se kjo mund të jetë befasuese – madje edhe pak…

ALARM ne Jug te Shqiperise, pamje te trishta! Ka rene zjarr i frikshem dhe po shkaterron ne mase…

Flakët e zjarrit kanë përfshirë një zonë të gjerë me ullishte në Panaja, përgjatë autostradës Vlorë-Fier. Nga pamjet e publikuara në rrjet, një re e dendur tymi…