Pamje shqetësuese nga shtëpia e Big Brother VIP kanë ngritur alarmin në rrjetet sociale, pasi banores Brikena i është vënë re një shenjë e madhe e nxirë në krah gjatë një momenti në kuzhinë, pranë Mateo.
Pas publikimit të videos, ndjekësit kanë shpërthyer me akuza ndaj Mateo-s, duke e kritikuar për ngacmime të vazhdueshme fizike që tejkalojnë kufijtë e pranueshëm. Shumë komentues theksojnë se ai shpesh tenton të jetë tepër insistues dhe përdor atë që përshkruhet si “forcë me shaka” gjatë afrimiteteve të tij me Brikenën.
Nga ana tjetër, Brikena, ndonëse shpesh e vendosur në siklet, përpiqet të mos reagojë për shkak të pranisë së kamerave dhe publikut të programit, duke u përpjekur të ruajë qetësinë dhe neutralitetin gjatë transmetimeve.
Ky episod ka shtuar debatet mbi qëndrimin e pjesëmarrësve ndaj ngacmimeve fizike brenda reality show-t dhe ka nxitur një diskutim më të gjerë në rrjetet sociale mbi respektin dhe kufijtë personal.
