Si Monika Kryemadhi mashtroi të gjithë shqiptarët dhe SPAK pasi u bë opinioniste

Në Shqipëri duket se karrierat politike nuk shkatërrohen nga skandalet… përkundrazi, ndonjëherë thjesht ndryshojnë skenë. Dhe rasti i Monika Kryemadhit duket sikur po e dëshmon këtë “formulë” me një qetësi të habitshme.

Sipas kësaj logjike të re publike, mjafton të bëhesh opinioniste e një reality show, të kritikosh “të këqinjtë” e të lëvdosh të preferuarit e publikut dhe imazhi për ty ndryshon brenda sekondit.

Një figurë politike që përmendet në dosje hetimore papritur shndërrohet në një personazh interesant i studiove televizive dhe rrjeteve sociale me mijëra njerëz që respektojnë mendimin e saj, teksa harrojnë se ky personazh u ka grabitur miliarda.

Ndërkohë që SPAK e ka përfshirë Kryemadhin në hetime për korrupsion pasiv dhe aktiv, në hapësirën online duket se po zhvillohet një tjetër histori… Urime, duartrokitje dhe ftesa në intervista, sikur bëhet fjalë për një VIP të showbiz-it dhe jo për një figurë politike nën hetim për vjedhje të popullit…

Në këtë realitet absurd, duket se skandalet nuk zhduken, ato thjesht zbehen shpejt. Mjafton pak kohë, disa dalje publike dhe pak narrativë e re, dhe diskutimi kalon nga drejtësia te argëtimi mediatik.

Politikanët e vjetër të karrierës duket se e kanë kuptuar mirë një rregull të artë të politikës shqiptare: Kujtesa publike është shumë e shkurtër. Shumë gjëra harrohen, shpesh edhe brenda tre ditësh.

Dhe kështu ndodh paradoksi i madh…

Figura që priten të japin llogari përpara drejtësisë rikthehen në studio televizive për të analizuar realitetin, për të komentuar politikën dhe për të marrë duartrokitje, e në funs të ditës kur thirren para dyerve të SPAK për të dhënë llogari kanë guximin edhe të tallen se s’kanë kohë të japin llogari për vjedhjet e tyre pasi në mbrëmje kanë një mision të shenjtë që është: Argëtimi i shqipove me “bukë e cirk”, dy gjërat thelbësore për mbijetesën e një populli të vdekur.

Related Posts

Ballkani ‘fuçi baruti’/ Shteti fqinj miraton 4 miliardë euro për sistemin kundër raketave dhe dronëve

Greqia ka miratuar blerjen e një sistemi të ri shumë-shtresor të mbrojtjes ajrore dhe kundër dronëve, si dhe modernizimin e 38 avionëve luftarakë F-16 Fighting Falcon. Vendimi…

Shqipëria do të marrë të dhënat për llogaritë bankare të shqiptarëve jashtë vendit

Shqipëria ka vendosur rregulla të reja për shkëmbimin automatik të informacionit financiar, duke bërë të njohura edhe llogaritë bankare të qytetarëve shqiptarë jashtë vendit. Vendimi i Këshillit…

Luiz Ejlli ironizon gafat e banorëve në Big Brother VIP 5

Testi i kulturës së përgjithshme në Big Brother VIP Albania 5 ka prodhuar momente epike, të cilat kanë pushtuar rrjetet sociale ditën e sotme. Fituesi i BBVA…

Dëm rreth 700 mijë euro/ Operacion kundër fajdeve, arrestohet një person, katër të tjerë në kërkim

Prizren, 16 mars 2026 – Një person është arrestuar dhe katër të tjerë janë shpallur në kërkim gjatë një operacioni policor në Prizren, nën dyshimin për përfshirje…

Dëshmi e përpjekjeve të shqiptarëve për të ruajtur identitetin dhe gjuhën e tyre

Fshati Negovani, i njohur sot si Flamburo, është një nga vendbanimet më të njohura për historinë dhe atdhetarizmin e shqiptarëve ortodoksë në veri të Greqia. Dikur një…

“Kjo është java e ndryshimeve dhe surprizave”, horoskopi nga Meri Gjini: Cila nga shenjat do të marrë PROPOZIM?

Astrologja Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për javën në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova. Kjo javë…