“Më kthe paratë mbrapsht”, 37-vjeçari padit vajzën që përdori celularin në takimin e tyre të parë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Teksas të SHBA-së, ku një burrë paditi një grua me të cilën doli në takim për herë të parë, vetëm sepse ajo përdori telefonin gjatë filmit në kinema.

37-vjeçari Brandon Vezmar nga qyteti i Austin-it kërkoi në gjykatë që gruaja t’i kthente shumën prej 17.31 dollarësh, që ishte çmimi i biletës së filmit Guardians of the Galaxy Vol. 2. Sipas tij, vajza nisi të përdorte telefonin që në fillim të filmit, duke shkruar dhe lexuar mesazhe në ekranin e ndriçuar, çka sipas tij ishte shumë shqetësuese.

Ai u shpreh se ajo përdori telefonin të paktën 10 deri në 20 herë brenda vetëm 15 minutave të para, duke thyer qartë rregullat e kinemasë dhe duke i prishur të gjithë përvojën e filmit. Kur i kërkoi të ndalonte, ajo u largua nga salla dhe nuk u kthye më, duke e lënë atë vetëm në takim.

Për më tepër, Vezmar tha se vajza kishte ardhur me makinën e saj, që e kishin përdorur për të shkuar në kinema bashkë, dhe pasi iku, ai mbeti i braktisur pa mjet transporti. Kur më vonë i kërkoi të kthente paratë e biletës, vajza refuzoi, duke thënë se “ishte thjesht një takim, jo një transaksion”.

Por pas shumë komentesh në rrjete sociale dhe pasi çështja u bë virale, të dy u shfaqën në emisionin televiziv “Inside Edition”, ku vajza vendosi më në fund t’i kthente 17.31 dollarët. Pas kësaj, Vezmar hoqi dorë nga padia dhe e përshkroi përvojën e tij si një “një takim të dalë nga ferri”.

Ngjarja ka hapur debat për sjelljen në kinema, respektin për të tjerët dhe nëse një incident i tillë e justifikon vërtet përdorimin e sistemit gjyqësor.

Related Posts

3-vjeçarja mbijeton në pyll vetëm me qenin e saj për 11-ditë — detajet e plota

Një histori e pabesueshme mbijetese është bërë virale, pasi vajza 3-vjeçare, Karina Chikitova, u gjet dhe u shpëtua pasi kishte qëndruar plot 11 ditë e vetme në…

Detektivja private zbulon shifrat tr*nditëse, ja sa përqind e çifteve tradhtojnë në Shqipëri

Detektivja private Shkenda Lili, e ftuar në emisionin “Live From Tirana”, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me nivelin e tradhtisë bashkëshortore në Shqipëri. Gjatë bisedës…

Detaje/ Vodhën kasafortën në Tiranë, dy autorët rikthehen për të lënë ᶏrmën, ja skema që përdorën

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga grabitja e kasafortës në një banesë në rrugën “Zihni Sako”, nga dy autorët, Andi Hasani dhe Agron Goxhaj. Gazetari…

Trump ndan videon e suImit masiv në Teheran: Shumë udhëheqës janë vr*rë

Presidenti amerikan, Donald Trump, sapo ka ndarë një video në platformën e tij Truth Social që sipas tij tregon një “suIm masiv në Teheran”. Ai pretendon se…

E PAPRANUESHME! Zarfi i kuq përjashton menjëherë banorin nga shtëpia e Big Brother VIP (VIDEO)

Një ngjarje e papritur dhe mjaft e rëndë ka tronditur shtëpinë e Big Brother VIP, duke lënë si banorët ashtu edhe publikun të habitur. Gjatë spektaklit të…

Horoskopi i të dielës së Pashkës 5 prill 2026 nga Paolo Fox

Dashuria, puna, mirëqenia dhe fati: çfarë kanë për të thënë yjet, sipas astrologut më të famshëm të televizionit italian Dashi Për Dashin hapet një ditë interesante, ku…