“Ka treguar një anë të errët”: Selin i përgjigjet zarfit të Vëllait të Madh, zgjedh fituesin dhe sulmon ashpër këtë banor

Pas leximit të zarfit nga Vëllai i Madh, ku banorëve u kërkohej të reflektonin dhe të zgjidhnin se cili prej tyre meriton të fitojë “Big Brother VIP 5”, konkurrentët kanë nisur të japin argumentet e tyre.

Një nga deklaratat më të forta dhe të drejtpërdrejta ka ardhur nga Selin.

Gjatë fjalës së saj, ajo nuk u mjaftua vetëm me dhënien e emrit të preferuar për çmimin e madh, por zgjodhi të bëjë edhe një analizë të ashpër për atë që, sipas saj, nuk e meriton absolutisht të shpallet fitues.

Pa i kursyer kritikat, Selin foli për një lojë të mbushur me ofendime, akuza dhe përfshirje të familjarëve.

Për të argumentuar qëndrimin e saj, ajo u shpreh saktësisht:

“Personi që këtu brenda ka sakrifikuar duke treguar një anë komplet kokë e këmbë të errët, duke luajtur një lojë të egër, duke arritur të përmendë familjarë, ofendime, akuza, vetëm për të ecur përpara në këtë lojë dhe për të ngjitur shkallët e kësaj loje, për personin që herë pas here është gjendur në situata shumë të vështira saqë nuk ka arritur dot të mbrojë as veten e tij. Emri im për personin që nuk do ta fitojë kurrë është Rogerti dhe për atë që mendoj fitues është Brikena.”

Kjo deklaratë rikonfirmon edhe një herë tensionet dhe përplasjet e vazhdueshme mes Selinës dhe Rogertit gjatë rrugëtimit të tyre në shtëpi, ndërsa nga ana tjetër zbulon mbështetjen e saj të hapur për Brikenën si pretendenten kryesore për të fituar këtë edicion.

Related Posts

E fundit/ Gazetari zbulon vendimin e fortë: Trump tërhiqet nga lufta ndaj Iranit! Vjen përmbysja e beftë! –

TRONDITET SKENA NDËRKOMBËTARE! Donald Trump bën kthesën e papritur dhe tërhiqet nga përballja me Iranin. Vendimi i tij i fortë po shkakton reagime të shumta dhe po…

“Emri im do ishte Selin”/ Rogerti zbulon kush do që të fitojë BBV 5: Nuk ka ofenduar asnjë këtu

Vëllai i Madh ka futur sot në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” një zarf të bardhë, ku secili nga banorët do të thoshte emrin që ata…

Greqia kishte planifikuar t’a pushtoj Shqipërinë gjatë viteve 97? Pamje të rralla nga forcat e armatosura greke dhe dështimi i tyre – VIDEO

Si hartoi Greqia ndërhyrjen në jug të Shqipërisë në vitin 1997? Pamje të rralla/ Plani i Greqisë për pushtimin e Shqipërisë, në 1997. Si hartoi Greqia ndërhyrjen…

Toka në çekuilibër klimatik, shkencëtarët i tremben El Niños

Klima e Tokës po përjeton një çekuilibër rekord, paralajmëron Organizata Botërore Meteorologjike e OKB-së. Raporti i fundit tregon se planeti po përthith shumë më shumë nxehtësi sesa…

SPAK hap kompjuterët dhe celularët e dosjes Balluku, vendos në sitë dhe..

SPAK ka zgjeruar ndjeshëm hetimin ndaj Belinda Balluku, duke marrë autorizimin për të hapur dhe analizuar dhjetëra celularë dhe kompjuterë të sekuestruar gjatë kontrolleve të zhvilluara në…

Pas rritjes së çmimit të karburantit, tropojani mbush makinën me vaj gatimi

Një qytetar nga Tropoja ka zgjedhur një mënyrë sa ironike, aq edhe domethënëse për të protestuar ndaj rritjes së çmimeve të karburantit, që pas tensioneve në Lindjen…