“Jemi shumë afër”/ Rama jep LAJMIN E MIRË që ka marrë: BE-ja kërkon

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të shtunë takimin e radhës me socialistët në njësinë numër 12, ku dha mesazhe të qarta për zgjedhjet vendore të vitit 2027.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se PS ka kapacitete të mira organizative, por nënvizoi se humbjet në disa Qendra Votimi lidhen kryesisht me mungesën e organizimit të duhur.

Rama theksoi se procesi i negociatave është në një fazë konkrete, ku institucionet në Bruksel monitorojnë nga afër çdo hap të ndërmarrë nga Shqipëria dhe raportojnë te vendet anëtare, të cilat marrin vendime me konsensus.

“PS ka kapacitet të bëjë më mirë dhe të fitojë më shumë. Nuk ka asnjë QV nuk e fiton dot, vetëm aty ku nuk bëhet puna aq sa duhet. Na duhet vetëdija që këtë punë dhe përpjekje, ne e kemi detyrë më të madhe sesa ndaj vetes apo për veten. Kjo arsye madhore është mundësia historike që na ka ardhur në dorë. Janë krijuar kushtet që ta shohim derën e Europës, afër dhe të hapur plotësisht.

Nuk mjafton. Mund ta kishim bërë të gjithën dhe sërish nuk mjafton. Duhet të bëjmë maksimumin që dera e hapur, të mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë brenda. Kemi detyrat sipas kalendarit që na kanë vënë ata. Unë e kam shpjeguar edhe në fushatë. Tani është konkrete, është Brukseli, janë të gjithë zyrat dhe nënpunësit që merren me reformat, ndjekin të gjitha masat, veprimet që ndodhin dhe bëjnë raportin për katin e dytë. Ata raportojnë si janë bërë punët, në kat të dytë janë 27 vende që ulen me konsensus për të marrë vendimin.

Çdo vendim i BE merret me konsensus, sot të gjitha vendet në kat të dytë thonë e duam Shqipërinë. Prandaj i kemi hapur të gjitha negociatat në kaq pak kohë, asnjë vend nuk e ka bërë më parë. Jemi vetëm ne këtë betejë, sepse të tjerët që nuk votojnë PS janë kundër nesh. Ta shfrytëzojmë këtë moment dhe të hyjmë në BE”, tha Rama,

Related Posts

Horoskopi ditor, e shtunë 30 maj 2026

Dashi Historitë e lindura në pranverë, duket se nuk janë jetëgjata, ndaj merrini si të vijnë. Ndërsa në punë do të keni mundësi të mira, të cilat…

“Babai im po Iufton me k*ncerin në fyt, ju lutem më ndihmoni ta shpëtojmë”

LINKU I GOFUNDME – KLIKO PER TE DHURUAR Një apel prekës për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga familja Zogaj nga Malisheva, të cilët…

Avioni me 48 pasagjerë përpIaset me një dron

Një incident i pazakontë është regjistruar në SHBA, ku një avion i United Airlines është përplasur në ajër me një objekt që dyshohet të ketë qenë dron….

Historia e Mirela Buzallit: Burrin me sopatë në sy të djalit!

Edhe në rastin e Mirela Buzallit, gjithçka nis brenda një familjeje me tre fëmijë, ku grindjet ishin kthyer në rutinë. Mbrëmja e 17 korrikut 2016 nuk ishte…

Mirin “e gjen belaja”! Merr ultimatumin e fortë nga vajza e tij

Artisti i njohur shqiptar njëherazi dhe finalisti i “BBVA5”, Miri pas mbarimit të spektaklit në fjalë, ka vijuar jetesën e përkohshme në Tiranë për shkak të organizimit…

“M’i gjen Edi në vend, fap-fap!”- Mimoza Ahmeti i bën kërkesën e pazakontë Ramës

Poetja dhe shkrimtarja Mimoza Ahmeti, i ka bërë një kërkesë të pazakontë nga “Ferma Vip” kryeministrit Edi Rama. E rrezikuar të humbasë sfidën për mbledhjen e lepujve…